LAJMI I FUNDIT:

Kina ofron më shumë hua se sa Banka Botërore

Kina ofron më shumë hua se sa Banka Botërore

Dy Bankat Shtetërore të Kinës japin më shumë hua se sa Banka Botërore, u vërtetua në një raport të publikuar sot në “Financial Times”.

Banka Kineze e Zhvillimit dhe Banka Kineze e Eksport-Importit ofruan hua deri në 110 miliardë dollarë, për vendet në zhvillim, në vitet 2009 dhe 2010.

Ndërkohë, Banka Botërore, në tre vjetët e fundit ka huazuar vetëm 100 miliardë dollarë. Dy Bankat Kineze nuk kanë vënë në dispozicion lëvizjet e plota të parave, kështu që raporti mund të zvogëlojë shifrat.

Të dhënat janë marrë nga investimet dhe raportimet që kanë publikuar vetë vendet huamarrëse. /Telegrafi/