LAJMI I FUNDIT:

Bajram Gecaj, zv. ministër i Pushtetit Lokal

Bajram Gecaj, zv. ministër i Pushtetit Lokal

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka emëruar në pozitën e zv.ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Bajram Gecajn.

Gecaj, që njihet si njëri ndër bashkëpunëtorët e afërt të Mustafës, sipas burimeve të Kosova Info, nga sot do të jetë numri dy në këtë ministri.

Përndryshe, Bajram Gecaj, në zgjedhjet e fundit ka garuar për deputetë të Kuvendit të Kosovës, por nuk ka arritur të merrte votat e duhura.


Më herët ai ka punuar në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.