LAJMI I FUNDIT:

Raiffeisen Bank, jemi në gjendje shumë të mirë financiare

Raiffeisen Bank, jemi në gjendje shumë të mirë financiare

“Përshtypja që fitohet nga artikulli i botuar në Infopress është plotësisht e gabueshme. Lajmet e këtij lloji lehtë mund të dëmtojnë një organizatë dhe të destabilizojnë industrinë bankare dhe ekonominë në përgjithësi, prandaj është një veprim i papërgjegjshëm që sjell thashetheme të cilat nuk janë të njohura as në Austri”, tha Bogdan Merfea, drejtor i përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Kosovës.

Raiffeisen Bank në Kosovë ka organizuar një konferencë për shtyp për të njoftuar opinionin se informacionet e botuara në gazetën e përditshme Inforpress nuk janë të vërteta. Fondet të cilat përmenden në artikull nuk janë të domosdoshme për zhvillimin e mëtutjeshëm të Raiffeisen Zentralbank.

Qeveria e Austrisë i ofron këto fonde për ta rritur kapitalin dhe për t’iu mundësuar bankave austriake të jenë sa më konkuruese në raport me bankat tjera ndërkombëtare edhe pas ndikimit që mund të ketë pasur kriza financiare.

Sipas drejtorit Bogdan Merfea, Raiffeisen Bank në Kosovë nuk është aspak e ndikuar nga kriza financiare dhe vazhdon aktivitetet e saj normalisht.


"Për më tepër, ne kemi bërë kërkesë në Bankën Qëndrore të Republikës së Kosovës për ta rritur kapitalin tonë prej 44 milionë Euro në 58 milionë Euro. Kjo dëshmon se ne jemi të përkushtuar ndaj tregut të Kosovës dhe jemi të interesuar të vazhdojmë rritjen tonë këtu së bashku me klientët tanë”, tha Merfea.

Vetëm gjatë çerekut të tretë, Raiffeisen Bank në Kosovë ka arritur t’i rris depositat për 10 për qind krahasuar me të dhënat e qershorit. Kështu, depositat e përgjithshme në fund të shtatorit ishin 495 milion Euro, portfolio i kredive 394 milion euro ndërsa totali i aseteve 594 milion Euro. Raiffeisen Bank në Kosovë vazhdon të jetë banka me kapitalin më të mirë në Kosovë me një kapital prej 44 milion Euro.

Vetëm gjatë këtij viti, Raiffeisen Bank Kosovë ka hapur tetë degë dhe nën-degë dhe planifikon ti hap edhe tri degë tjera për ta ngritur numrin e përgjithshëm të degëve në 50 deri në fund të vitit. Raiffeisen Bank në Kosovë ka marrë edhe çmimin nga Euromeny e cila e ka shpallur Raiffeisen Bank Kosovo si banka më e mirë në Kosovë në 2008. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

CIAR Medical Clinic
Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Ekonomi
Pensionet rriten me 20 për qind nga tetori, Murati: 100 milionë euro shtesë për 304 mijë përfitues

Pensionet rriten me 20 për qind nga tetori, Murati: 100 milionë euro shtesë për 304 mijë përfitues

Ekonomi
Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Prishtina Ticket
Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Ekonomi
Kalo në kategori