LAJMI I FUNDIT:

Gjermania është e gatshme të ndihmojë shtetin më të ri në Evropë

Gjermania është e gatshme të ndihmojë shtetin më të ri në Evropë

Qeveria gjermane ka vendosur që t'i japë 23 milionë euro për projekte zhvillimore, ekonomike dhe shoqërore, të Kosovës.

Kjo marrëveshje është arritur përmes bisedimeve ndër-qeveritare gjermano-kosovare, të cilat deri në fund të javës së kaluar janë zhvilluar në Prishtinë, thuhet në komunikatën zyrtare të Ministrisë gjermane për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim, botuar në faqen zyrtare të kësaj ministrie.

Në deklaratën zyrtare të Ministrisë gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, kushtuar bashkëpunimit ekonomik me Kosovën, mes tjerash thuhet se këto janë bisedimet e para zyrtare mes Qeverisë gjermane e kosovare, që kur Gjermania njohu pavarësinë e Kosovës.

"Me këtë vendim Qeveria gjermane dëshiron të theksojë gatishmërinë e saj për të ndihmuar shtetin më të ri në Evropë, dëshmi kjo e shprehur edhe në konferencën donatore të mbajtur në korrik të këtij viti”.


Në njoftimin zyrtar po ashtu thuhet se paraja gjermane duhet të shfrytëzohet për përmirësimin e furnizimit me ujë dhe me drita për popullsinë e Kosovës, si dhe për të ndihmuar ngritjen dhe forcimin ekonomik të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme ekonomike në Kosovë.

"Qeveria gjermane dëshiron që një pjesë e këtyre parave të vihet në dispozicion për kredi, për sipërmarrjet kosovare, në mënyrë që t’iu ndihmohet atyre".

Qëllimi kryesor i Qeverisë gjermane, është që të ndihmohet në gjallërimin e ekonomisë së Kosovës, ngritjen e vendeve të punës dhe hapjen e perspektivës për njerëzit e rinj të Kosovës.

Ndryshe Gjermania, së bashku me SHBA, janë financuesit kryesor të zhvillimit ekonomik të Kosovës. Deri më tani Gjermani ka ndihmuar Kosovën me 240 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Ekonomi
Pensionet rriten me 20 për qind nga tetori, Murati: 100 milionë euro shtesë për 304 mijë përfitues

Pensionet rriten me 20 për qind nga tetori, Murati: 100 milionë euro shtesë për 304 mijë përfitues

Ekonomi

"Nga kufizimi te kontrolli shtuar", Kurti jep detaje për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj produkteve serbe

Ekonomi
Reagon Bajrami pas rritjes së pensioneve: Tentativë me ble vota

Reagon Bajrami pas rritjes së pensioneve: Tentativë me ble vota

Ekonomi
Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

CIAR Medical Clinic
Kalo në kategori