LAJMI I FUNDIT:

800 miliardë dollarë kundër krizës finanaciare

800 miliardë dollarë kundër krizës finanaciare

Bëhen të njohura më shumë hollësi rreth planit të autoriteteve financiare të qeverisë amerikane për të shpëtuar sistemin financiar të vendit i cili po kalon nëpër krizën më të thellë për dekada të tëra.

Thesari i qeverisë amerikane ka propozuar një fond me vlere prej rreth 800 miliardë dollarë, i cili do të blinte një pjesë të madhe të tregjeve amerikane të kredive.

Presidenti amerikan, George Bush tha se këto veprime do të nidhmonin që të hiqet presioni mbi bankat dhe se sistemi financiar do të vihej në levizje përsëri, por pranoj se ato nuk ishin pa rrezik.

Ndërkohë zyrtarë të Kongresit dhe të autoriteteve financiare pritet të takohen sot më vonë në Uashington për të diskutuar këtë plan.