Gjermania ka ndarë 40 milionë eurot e para, nga 100 milionë euro ndihmë që ky vend premtoi se do të ja japë Kosovës në konferencën e donatorëve.
Pjesa e 40 milionëve është vetëm për vitin 2008, e cila përfshin 23 milionë euro grant apo para falas nga qeveria gjermane dhe 17 milionë tjera kredi e butë me pothuajse 0 për qind interes.
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, tha se 40 milionë euro, janë pjesë e 100 milionë eurove që Qeveria e Gjermanisë ka dhënë në korrik në Konferencën e Donatorëve për shtetin e ri të Kosovës.
“Fokusi i Qeverisë Gjermane është po ai që Qeveria e Kosovës ka deklaruar dhe në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare ka vendosur në prioritetet e saj energjinë, infrastrukturën, arsimin, rendin dhe ligjin”.
Leo Kreuz, Shef i Divizionit në Ministrinë Federale për Ekonomi, Bashkëpunim dhe Zhvillim, tha se 40 milionë eurot e dhëna nuk do të jenë në tavolinë të Qeverisë së Kosovës menjëherë, mirëpo këto mjete do të shpërndahen varësisht projekteve.
“Financimi i parë është linja e transmisionit elektrik nga Tirana në Prishtinë, që është një shenjë e mirë për Kosovën dhe integrimin e saj në aspektin ekonomik”.
Sa i përket 60 milionë eurove tjera të cilat Qeveria e Gjermanisë i ka premtuar në Konferencën e Donatorëve, do të ketë edhe një protokoll tjetër në vitin 2009, që ata t’i japin të gjitha mjetet e premtuara.
Ndryshe nga 1.2 miliardë euro të dhëna në Konferencën e Donatorëve, 613 milionë janë projekte dhe të tjera shlyerje të borxheve ndërkombëtare, disa për buxhetin e Qeverisë së vendit.
Pas përfundimit të ceremonisë, është bërë edhe një ceremoni tjetër e nënshkrimit ndërmjet Bankës Gjermane për zhvillim dhe ProCredit Bankës, ku kjo e fundit ka fituar 10 milionë euro kredi për matjen efikase të energjisë elektrike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda
Bllokimi i llogarive të Telekomit të Kosovës, reagon FSP-ja: Asnjëherë nuk do të pushojmë së kërkuari drejtësi për krimet financiar
Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!
Qeveria rritë pensionet për 20 për qind
Ditët me fat kanë mbërritur në Neptun!
Proplus Call Center po vjen edhe në Gjilan!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës