LAJMI I FUNDIT:

IPKO ofron telefona falas për konsumatorët me kontratë

IPKO ofron telefona falas për konsumatorët me kontratë

Telefonia mobile IPKO, nxorri në treg paketa të reja për konsumatoërt me kontratë të rrejtit të saj.Drejtori ekzekutiv i IPKO-s, Akan Ismajli, tha në një konferencë për media , se me pakon “Flex 200”, klientët përfitojnë 200 minuta bisedë si dhe 50 mesazhe kudo në Kosovë, duke paguar vetëm 14.95 euro në muaj.

Pakoja “Flex 400” ofron 400 minuta bisedë si dhe 100 mesazhe kudo në Kosovë për pagesën mujore prej 24.95 euro, ndërsa të dy pakot, në rast se klienti tejkalon parapagimin, ofrojnë çmime më të lira të thirrjeve dhe dërgimit të mesazheve brenda vendit.

Ismajli njoftoi se IPKO po ashtu ka vendosur që së bashku me pakot “Post-Paid” të ofrojë edhe financimin e telefonave mobilë.

“Të gjithë shfrytëzuesve të rinj ‘post paid’ që nënshkruajnë kontratën 12 ose 24 mujore, IPKO ua dhuron nga një telefon ‘Nokia’ ose ‘Samsung’ deri në vlerë 204 euro, varësisht nga pakoja dhe periudha e kontratës”, tha Ismajli.


Këtë ofertë klientët mund ta shfrytëzojnë duke marrë një kredi bankare për telefonin, të cilën e paguan IPKO duke e zbritur vlerën e telefonit nga fatura mujore e klientit, ose duke blerë telefonin, ku IPKO paguan krejtësisht apo pjesërisht vlerën e telefonit duke e zbritur nga fatura mujore e klientit.

Ismajli njoftoi se telefonia mobile IPKO, aktualisht ka më shumë se 300 mijë klientë aktivë, ndërsa me sinjal mbulon më shumë se 80 për qind të territorit të Kosovës/Telegrafi/