LAJMI I FUNDIT:

Serbia rishikon kontratën për shitjen e rafinerisë së naftës

Serbia rishikon kontratën për shitjen e rafinerisë së naftës

Marrëveshja për energjinë, e nënshkruar para një gjysmë viti mes Beogradit dhe Moskës, ka çuar në përplasje mes dy “shteteve vëllezër”, sipas radios “Dojçe Vele”.

Qeveria serbe do ta rishqyrtojë edhe një herë këtë marrëveshje jo aq favorizuese.

Sipas DW, ambasadori rus në Beograd nuk u shfaq gjatë fundjavës si diplomat. Në gazetën serbe “Politika” ai bëri publike kërkesën e tij gati ultimative.

Parlamenti serb duhet ta ratifikojë sa më shpejt një marrëveshje të nënshkruar që prej tetë muajsh.


Por, me postë erdhi përgjigja nga zyra e ministrit serb të Ekonomisë, edhe ajo jo aq miqësore, të paktën jo aq miqësore sa ç’janë dëgjuar më parë tonet në komunikimin serbo-rus.

Parlamenti në Beograd e përcakton vetë axhendën e tij, tha ministri. Për këtë nuk ka nevojë për shtytjen e ambasadorëve të huaj.

Marrëveshja e nënshkruar në janar parasheh shitjen e shumicës së aksioneve të koncernit serb të energjisë, NIS, Gazpromit rus.

Ministri serb i Ekonomisë ka deklaruar se çmimi i shitjes së koncernit NIS (400 milionë euro) është tepër i vogël. Sipas ekspertes Mihajloviç, vlera e koncernit është pesë herë më e lartë