LAJMI I FUNDIT:

CEZ, shton interesin për Ballkanin

CEZ, shton interesin për Ballkanin

Kompania gjigante çeke e energjisë CEZ synon që të zgjerohet më tej në zonën ballkanike, me një interes të veçantë për Serbinë, ku qeveria synon të modernizoje impiantin e Kolubara, të ndërtuar nga Cecoslovacchia, dhe projekton realizimin e një centrali bërthamor në bashkëpunim me Kroacinë.

Megjithatë, ndryshe nga e kaluara, CEZ është e interesuar në pjesëmarrje me paketa kontrolli në shoqërite e Evropes Juglindore dhe për të kontribuar në modernizimin e sistemit energjetik rajonal, duke pasur në konsiderate urinë për energji termike dhe elektrike në këto vende.

CEZ nuk përjashton mundësinë e veprimit në partneritet me hungarezen MOL, e cila është gjerësisht e pranishme në Ballkan. Të dy këto kompani kanë krijuar kohët e fundit një shoqëri të përbashkët me qëllim veprimin e përbashkët në realizimin e projekteve në këtë rajon.

Shumë vëmendje CEZ i ka kushtuar mundësise për të ndërhyre në Kosovë, në realizimin e parashikuar të dy centraleve elektrike në Prishtinë.