Borxhi për kokë banori i shqiptarëve aktualisht ka kapur shifrën e 1,384 eurove, duke përfshirë detyrimet e brendshme dhe ato të jashtme. Duke ju referuar treguesve më të fundit për detyrimet shtetërore, borxhi brendshëm vazhdon të dominojë me rreth 374 miliardë leke ose 3.1 miliardë euro, ose 960 euro borxh për person.
Ndërsa borxhi i jashtëm është 1 miliardë e 300 milionë euro ose 424 euro borxh për frymë. Gjithsej detyrimet vendase dhe të huaja arrijnë në një shifër rreth 4.4 miliardë euro.
Ndryshe nga vendet e rajonit Shqipëria e ka borxhin e jashtëm tre herë më të ulët se borxhi i brendshëm. Në fakt kjo justifikohet më së shumti me pabesueshmerinë që ka paraqitur ambienti ekonomik dhe politik për tu kredituar nga bankat e huaja.
Po ashtu Shqipëria në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto ka nivelin më të ulët të borxhit në rajon me vetëm 54.9 për qind, ndërkohë që në vende të tjera si, p.sh. Kroacia, ky tregues është më shumë se 80 për qind e PBB.
Shqipëria për herë të parë ka të klasifikuar nivelin e riskut dhe bankat e huaja i kanë të qarta aftësitë shlyerse të borxhit nga vendi ynë.Kjo u vërtetua këtë vit ku Ministria e Financave nëpërmjet një ankandi mori 270 milionë euro kredi nga bankat private për të financuar punimet e nisura ne segmentin e ri të rrugës Durrës-Kukës.
Sipas marrëveshjes me FMN dhe detyrimeve që kemi për anëtarësim në Bashkimin Evropian stoku i borxhit nuk duhet të jetë më shumë se 60 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDitët me fat kanë mbërritur në Neptun!
Uji nga Liqeni i Badovcit mbetet i papijshëm, vazhdon prania e vlerave të larta të manganit
Proplus Call Center po vjen edhe në Gjilan!
Ekzaminime falas për kancerin e gjirit në Albi Mall më 12 dhe 13 tetor
FASAL paraqet inovacionet e reja në Global Albanian Gastronomy Festival
AKK kërkon ndryshime në Ligjin për tatimin në pronë: Faturat mund të rriten deri në 300 përqind
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës