LAJMI I FUNDIT:

Dollari kap trenin e kthimit

Dollari kap trenin e kthimit

Dollari amerikan vijoi të forcohej dje duke shënuar nivelin më të lartë në gjashtë muaj kundrejt Euros dhe nivelin më të lartë në dy vjet kundrejt stërlinës angleze, për shkak se ngadalësimi ekonomik jashtë SHBA-ve u bë më i dukshëm.

Analistët thonë se tashmë ka shenja më të forta se rruga e gjatë gjashtëvjeçare e dobësimit të dollarit mund të ketë përfunduar.

Euro shënoi nivelin më të lartë kundrejt dollarit muajin e kaluar në kuotën 1.6038. “Panorama e fondamenteve të dollarit është përmirësuar dukshëm gjatë javëve të fundit”, – deklaroi Fiona Lake, eksperte e “Goldman Sachs”.

Ajo shtoi se të dhënat nga besimi i konsumatorëve në SHBA mund të dëshmojnë se ekonomia amerikane po stabilizohet, pavarësisht se në nivele të ulëta.


Nga ana tjetër, ekonomitë e Europës po japin shenja shumë më të rënda krize.

Euro humbi 1.6% kundrejt dollarit dhe ra në 1.685 dollarë, niveli më i ulët që nga shkurti.Paundi britanik shënoi dje periudhën më të gjatë të dobësimit kundrejt dollarit që ka njohur në 37 vitet e fundit.

Paundi u dobësua për javën e katërt radhazi. Vetëm dje humbi 2.9% të vlerës, duke rënë në nivelin më të ulët që nga korriku i vitit 2006.