Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës për zgjedhjen e njeriut të korruptuar në bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ky anëtar i korruptuar, i cili më parë ka qenë vet kryetar i BSPK-së, Bahri Shabani u votua dje në Parlamentin i Kosovës për antëtar bordi megjithë vërejtjet e opozitës, ndërsa vendimi për hyrjen e tij në bord të AKP-së u mbrojt nga ana e ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala.
"Jemi tepër të zhgënjyer me vendimet e institucioneve të Kosovës. Kjo për shkak se dje Kuvendi votoi zgjedhjen e Bordit Kosovar të Privatizimit, pas përzgjedhjes nga qeveria e Kosovës. Qeveria e Kosovës ka përzgjedhur njerëz të korruptuar në Bordin e AKP-së, siç është rasti me Bahri Shabanin", është thënë në konferencën e mbajtur për shtyp të mërkuren nga BSPK-ja.
BSPK-ja me kohë ia ka tërhequr vërejtjen qeverisë së Kosovës dhe ka njoftuar se nuk bën të zgjedhen njerëz në bord, tek të cilët punëtorët e kanë humbur besimin dhe i kanë lënë mijëra punëtorë në rrugë, në kohën kur ai i ka përfaqësuar interesat e punëtorëve.
"Të zgjedhet personi në fjalë në cilësinë e “ekspertit”, kjo nuk do koment. Qeveria ka pasur mundësi që të nominojë ekspert të ndryshëm që e njohin mirë fushën e Ekonomisë dhe Privatizimit si, Muhamet Mustafa, Musa Limani etj", tha Arifi.
Akuzat në drejtim të Bahri Shabanit vijojnë më tej duke thënë se është ai, i cili i ka sjell në kollaps punëtorisë Kosovare.
"Atëherë kur ishte pjesëmarrës në bord, është dashur ti mbrojë interesat e punëtorëve. Dhe ai këtë nuk e ka bërë dhe në emër të punëtorëve që kanë mbetur në rrugë dhe i ka keqpërdorur mjetet e 20 përqindëshit në vlerë prej 20 mijë euro. Tërë dëmi që ai i ka shkaktuar BSPK-së me keqmenaxhim dhe me përfitime personale, duke marrë kredi në emër të BSPK-së, në bazë të Auditimit që është bërë dhe që lënda është në Prokurori, kap shifrën mbi 100 mijë euro".
BSPK-ja ka shprehur pakënaqësinë dhe mllefin e saj për një vendim të tillë, pasi sipas saj kjo po bëhet për interesa të individëve të caktuar.
"BSPK-ja do ta shqyrtojë mundësinë se a do të jetë pjesë e këtij Bordi a po jo, në organet vendimmarrëse". /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDitët me fat kanë mbërritur në Neptun!
Proplus Call Center po vjen edhe në Gjilan!
AKK kërkon ndryshime në Ligjin për tatimin në pronë: Faturat mund të rriten deri në 300 përqind
FASAL paraqet inovacionet e reja në Global Albanian Gastronomy Festival
Interes i madh – stoku po shteron! Volvo xc90 me zbritje 20,000€ vetëm për pak blerës të mbetur!
Përfito nga subvencionimi 40% i Qeverisë dhe oferta fantastike nga MeritaTerm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës