Rreth 400 milion euro, para të siguruara nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore vazhdojnë të rrinë dhe të mbesin të bllokuara që prej disa viteve,ndërkohë që punëtorët janë duke pritur prej sa kohësh që atyre tju shpërndahet 20 përqindëshi që u takon nga shitja e ndërmarrjeve.
Janë plot 80 milion euro që duhet tju shpërndahen punëtorëve dhe sipas kryetarit të BSPK-së, Haxhi Arifi, janë shpërndarë vetëm 15 milion euro.
“ 20 përqindëshi nuk është shpërndarë deri tani qëllimisht nga Agjencioni Kosovar I Mirëbesimit. Ne i kemi propozuar AKM-së vitin e kaluar si të shpërndahen sa më shpejt këto para dhe ata e kanë pranuar si të drejtë propozimin,por nuk e kanë zbatuar asnjëherë”,- tha Arifi për Telegrafi.
Sipas tij në departamentin e AKM ,që është marrë me pagesat e punëtorëve prej parave që u takojnë,ka qenë I punësuar vetëm një person.
“Llogaritni për 5 mijë ankesa vetëm një person ka punuar. Kjo është bërë qëllimisht nga njerëz brenda AKM-së për interesa private”.
Deri tani AKM është menaxhuar nga ndërkombëtarët ndërsa para dy muajsh qeveria krijoi një bord transitor, i cili pritet të marrë votëbesimin gjatë ditës së sotme në Parlamentin e Kosovës.
Burime nga Agjencioni Kosovar I Privatizimit( emri që ka marrë tani),thanë për Telegrafi se prioritet i tyre do të jetë kthimi i 20 përqindëshit tek punëtorët.
“Janë disa rregullore të cilat e kanë ngatërruar më shumë problemin. Prioritet i yni tani do të jetë që tu japim punëtorëve paratë që u takojnë.Besojmë se nuk do të ketë probleme”, tha i njëjti burim.
Të ardhurat totale nga privatizimi sipas Bankës Qendrore të Kosovës të pranuara nga AKM-ja deri tani kanë arritur në 362 milionë euro, ndërsa rreth 43 milionë të tjera do të pranohen ndërkohë.
Gati 93 milionë euro është shuma e shitjeve me anë të Spin-Off Special (SOS) prej së cilës 91.9 milionë euro janë nënshkruar tashmë, ndërsa fituesit e tjerë preeliminarë janë shpallur.
Shuma akumulative për të cilën është zotuar se do të investohet është 191 milionë euro, ndërsa shuma aktuale e investimeve është përafërsisht 91 milionë euro.
Nëpërmjet procesit të privatizimit, Kosova tërheq për çdo vit që nga viti 2004 rreth 75.5 milionë euro kapital të huaj. Qarkullimi i kapitalit të huaj në procesin e privatizimit gjatë vitit 2007 ka qenë rreth 60%. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDitët me fat kanë mbërritur në Neptun!
Proplus Call Center po vjen edhe në Gjilan!
AKK kërkon ndryshime në Ligjin për tatimin në pronë: Faturat mund të rriten deri në 300 përqind
FASAL paraqet inovacionet e reja në Global Albanian Gastronomy Festival
Interes i madh – stoku po shteron! Volvo xc90 me zbritje 20,000€ vetëm për pak blerës të mbetur!
Përfito nga subvencionimi 40% i Qeverisë dhe oferta fantastike nga MeritaTerm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës