Shuma e pritur nga Qeveria e Kosovës për paratë nga donatorët në Bruksel është rritur. Ajo ka arritur zyrtarisht në 1.9 miliard dollarë apo mbi 1.2 miliard euro.Donatori që zhgënjeu ishte Sllovenia, e cila dha vetëm 500 mijë euro.
Shuma prej 1.9 miliard dollarë u konfirmua zyrtarisht në konferencën për media që ka mbajtur kryeministri Thaci dhe zyrtarë të Komisionit Evropian.
Donatori mё i madh ёshtё Bashkimi Evropian i cili ka premtuar 500 milion euro, ndёrsa sё bashku me ofertat individuale tё shteteve evropiane, asistenca e palёs evropiane pёr Kosovёn tejkalon shumёn prej 800 milion euro.
Nё kёtё kuadёr shteti evropian qё ka dhёnё shumёn mё tё madhe tё ndihmave ёshtё Gjermania, me ofertën prej 100 milion euro.
Nga kjo shumë e mjeteve 1.1 miliardë euro janë ndarë për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, ndërsa 100 milionë të tjera për mbushjen e rezervave të paparashikueshme dhe fshirjen e borxheve që ka trashëguar Kosova nga ish Jugosllavia.
Shuma që u nda në Bruksel në Konferencën e Donatorëve ishte për 100 milionë euro më shumë se sa prisnin zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, megjithëse boshllëku financiar bazuar në dokumentin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) ishte 1, 440 miliardë euro.
Nё Konferencёn Donatorëve morën pjesё 37 shtete dhe 16 organizata ndërkombëtare.
Ndihma më e madhe në këtë konferencë edhe kësaj radhe ishte nga Komisioni Evropian, pasuar nga USAID-I me 260 milionë euro.Ndërsa ka zhgënjyer Sllovenia e cila dha vetëm 500 mijë euro megjithëse ka shumë biznese në Kosovë.
Vendet e Bashkimit Evropian qё nuk e kanё njohur pavarёsinё e Kosovёs, nuk kanё ofruar asistencё financiare dhe kanё pohuar se nё konferencё marrin pjesё vetёm si vёzhgues.
Nga ana tjetër kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se një shume të tillë donatorët ofruan pasi qeveria e Kosovës ka garantuar për transparencën gjatë shpenzimit të këtyre parave.
"Ne ju thamë atyre që ti mbajnë premtimet e tyre për donacionet dhe ne do ti mbajmë premtimet e tona për transparencë në çdo cent të shpenzuar.Garantuam për këtë",tha kryeminsitri Thaçi.
Sipas tij, ai i ka propozuar Komisionit Europian që çdo 6 muaj të mblidhen në Prishtinë për të parë ecurinë e tyre. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëProplus Call Center po vjen edhe në Gjilan!
Ditët me fat kanë mbërritur në Neptun!
Ekzaminime falas për kancerin e gjirit në Albi Mall më 12 dhe 13 tetor
Rënie e dukshme e konsumit të energjisë elektrike në veri të Kosovës pas fillimit të faturimit
Interes i madh – stoku po shteron! Volvo xc90 me zbritje 20,000€ vetëm për pak blerës të mbetur!
FASAL paraqet inovacionet e reja në Global Albanian Gastronomy Festival
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës