LAJMI I FUNDIT:

Urime Ditëlindjen Rita!

Urime Ditëlindjen Rita!

E lindur më 26 nëntor 1990 në Prishtinë, Rita Ora u largua nga Kosova kur ishte vetëm 1 vjeçare për të vazhduar jetën në Britaninë e Madhe. Ajo filloi këndimin në moshë shumë të re dhe vazhdimisht performonte në kohen “mikrofoni i lire” në kafiterinë e babait të saj në Londrën perëndimore.

Këngëtarja 24-vjeçare u bë e njohur ndërkombëtarisht me këngën “Hot right now”, një singel që e radhiti këngëtaren në top-listën britanike e më pas edhe botërore.

Prej atëherë, karriera e këngëtares shqiptare shkoi gjithmonë duke u forcuar. Së fundmi Rita Ora po cilësohet si njëra ndër artistet me numrin më të madh të këngëve që kanë qëndruar për kohë të gjatë në maje të top-listave në Britani.

Rita kohët e fundit është paraqitur edhe në skena aktrimi. Vlenë të përmendet filmi “Fast & Furious 6” dhe “Fifty Shades of Grey”.


Rita tashmë është bërë edhe pjesë e edicionit të 4 të “The Voice of UK”.

Sa i përket jetës private, siç transmeton indeksonline, Rita ka qenë për një kohë në krahët e DJ-it të famshëm Calvin Harris, por ky vit ishte fundit i lidhjes së tyre, ndërkohë që Rita kohët e fundit po përflitet për lidhjen e saj me Rick Hill.

Ndërkohë Rita Ora qëndron mirë edhe me paraqitjen e saj të jashtme, ajo u lavdërua për paraqitjen e saj në tapetin e kuq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve muzikore AMA 2014.

Urime ditëlindjen Rita!

Në trend Magazina

Më shumë
Ola - Gjestit: Kur të dal jashtë do të jetojë si princeshë, jo si ti varfanjak

Ola - Gjestit: Kur të dal jashtë do të jetojë si princeshë, jo si ti varfanjak

Magazina
“Në atë moment jam falur” - Gjesti tregon se çfarë e ndaloi pasi ishte gati për t’u larguar nga Big Brother

“Në atë moment jam falur” - Gjesti tregon se çfarë e ndaloi pasi ishte gati për t’u larguar nga Big Brother

Magazina
Përgjimet e Xheneta Fetahut - Alba Vukaj heq nga lista e ndjekësve Drilon Ramën

Përgjimet e Xheneta Fetahut - Alba Vukaj heq nga lista e ndjekësve Drilon Ramën

Magazina
Momente gazmore në shtëpinë e Big Brother - Loredana e çon lartë Gjestin

Momente gazmore në shtëpinë e Big Brother - Loredana e çon lartë Gjestin

Magazina
Xheneta publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Xheneta publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Magazina
Publikimi i përgjimeve telefonike nga Xheneta, Edi ironizon me Drilonin

Publikimi i përgjimeve telefonike nga Xheneta, Edi ironizon me Drilonin

Magazina
Kalo në kategori