LAJMI I FUNDIT:

Zgjatet orari i punës në Komunën e Mitrovicës

Zgjatet orari i punës në Komunën e Mitrovicës

Autoritetet komunale në Mitrovicë, përkatësisht kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka marrë vendim që të zgjatet orari i punës për shërbimet e Gjendjes Civile- nga ora 8:00 deri në ora 19:00.

Në arsyetim thuhet se ky vendim ka ardhur si rezultat i kërkesave të shumta të qytetarëve të Mitrovicës që ky orar të zgjatet, në mënyrë që të kenë mundësi edhe punonjësit që janë në marrëdhënie pune për rregullimin e dokumenteve.

“Një pjese e madhe e qytetarëve që janë në marrëdhënie pune nuk e kanë mundësinë të dalin nga vendi i tyre i punës për t`i rregulluar dokumentacionet personale të gjendjes civile, andaj me orarin e zgjatur të punës, prej orës (8:00 deri në ora 19:00), do t’i mundësohej edhe kësaj kategorie që t`i marrin shërbimet civile”, ka thënë drejtori i Administratës së Përgjithshme në Komunën e Mitrovicës, Avdullah Bejtullahu.


Sipas tij, orari i punës do të përshtatet në atë mënyrë që çdo punonjës i komunës do të punojë aq orë sa parashihet me ligj.

“Orarin e përshtatur të punës, për punëtorët e Gjendjes Civile, do ta bëjë Drejtoria e Administratës së Përgjithshme, dhe çdo punëtor i administratës komunale do të punojë vetëm 8 orë në ditë”, ka shtuar ai.

Sipas Bejtullahut, nga muaji maj i këtij viti, në kohen e ardhjes së bashkë-atdhetarëve nga diaspora orari i punës mund do të zgjatet deri në orën 21:00.

Dokumentet më të cilët qytetarët mund të pajisen deri në orën 19:00 janë: certifikata e lindjes, e vdekjes, certifikata e shtetësisë, e vendbanimit, e kurorëzimit, etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori