LAJMI I FUNDIT:

Rezoluta s’do ta ketë asnjë efekt

Rezoluta s’do ta ketë asnjë efekt

Kreu i Lëvizjes për Bashkim (LB), Avni Klinaku, beson se efekti i rezolutës për Luginën, e cila pritet të martohet në Kuvendin e Kosovës, do të jetë zero. Ai vazhdon të insistojë se përfitime për shqiptarët e asaj pjese kanë mundur të nxirren vetëm gjatë procesit për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Klinaku, mendon se rezoluta e cila pritet të miratohet të enjten në Kuvend nuk do të ketë asnjë efekt në jetën e qytetarëve të Luginës së Preshevës.

Në këtë intervistë për “Epokën e re” ai ka thënë se më Qeveria e Kosovës nuk ka ndonjë mekanizëm që do të mund ta detyronte Serbinë të bëjë më tepër për shqiptarët e asaj pjese.


Sipas tij, këtë mundësi Qeveria e Kosovës e ka pasur gjatë bisedimeve me Serbinë, para se të pajtoheshin për marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve.

“Nuk do të ketë ndonjë efekt, sepse Qeveria e Kosovës nuk ka mekanizëm që do ta detyrojë Serbinë t’i përmbushë ato që i parasheh rezoluta. Ai mekanizëm para bisedimeve ka ekzistuar, por nuk është përdorur, ndërsa tash Serbia nuk e ka asnjë arsye për të biseduar me një shtet që i ka normalizuar marrëdhëniet dhe nuk e ka ngritur me kohë çështjen e Kosovës lindore”, ka deklaruar Klinaku.

Në këtë kontekst, ai ka shtuar se tani e vetmja alternativë që opinioni ndërkombëtar të sensibilizohet me këtë problematikë do të jetë vetë organizmi i shqiptarëve të asaj pjese.

Kreu i LB-së ka vlerësuar se dy partitë më të mëdha në vend tani po e keqpërdorin këtë çështje. Konkretisht, ai e ka kritikuar kryeministrin Hashim Thaçi dhe deputetin e LDK-së, Lutfi Haziri, se çështjen e Kosovës lindore po e përdorin vetëm për qëllime elektorale.

“Interesat zgjedhore po i shtyjnë këto subjekte politike sepse, pas përfundimit të bisedimeve dhe, siç po deklarojnë, normalizimit të marrëdhënieve, të përpiqesh për të ngritur një çështje për ne është absurde. Kjo po bëhet vetëm për interesa elektorale”, është shprehur Klinaku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori