LAJMI I FUNDIT:

Cliff: Kosovën nuk e kanë njohur 98 shtete

Cliff: Kosovën nuk e kanë njohur 98 shtete

Në përvjetorin e pestë të pavarësisë së Kosovës, ambasadori britanik, Ian Cliff ka folur për të arriturat dhe sfidat që presin në të ardhmen Kosovën. Ai ka thënë se “Kosovën deri tash nuk e kanë njohur 98 shtete, sepse tek shtet si: Uganda e Nigeria edhe më tej disa çështje janë të paqarta”.

Pavarësisht nga këto paqartësi, Cliff ka vlerësuar se procesi i njohjeve ka ecur mirë dhe ka shënuar progres.

“Britania e Madhe ka lobuar dhe po lobon në vazhdimësi që sa më shumë shtete ta njohin Kosovën shtet i pavarur. Lobues të mëdhenj kanë qenë dhe mbesin edhe Franca, Shtetet e Bashkuara dhe partnerë tjerë ndërkombëtarë”, ka thënë ambasadori Clff, transmeton portali infoGLOBI.


Ai ka përkujtuar se “nuk duhet harruar që procesi i lobimit nuk është i lehtë, sepse ka vende si ato në Karaibe e të ngjashme, ku ndoshta as që e dinë se ku ndodhet Kosova. Pastaj sa ka lobim, ka edhe shtete, si Serbia që lobon kundër njohjes. Fuqia e kësaj të fundit në lobim ka rënë, megjithatë ajo ende ekziston”.

Duke iu referuar mbështetjes që Britania e Madhe dhe perëndimi në përgjithësi bën për Kosovën, Cliff ka shpjeguar se Britania mbështet Kosovën në kuptim të përmbushjes së standardeve për liberalizim të regjimit të vizave dhe anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Gjatë pesë vjetëve të fundit janë bërë gjëra të mira, por ka ende shumë për tu bërë, sidomos në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, pastaj në fushën e tregtisë, industrisë së rëndë e minierave”, ka thënë Cliff dhe ka përkujtuar se në Kosovë nuk ekziston një atmosferë shumë miqësore për bizneset e interesuara të investojnë në fushën e industrisë së rëndë, “pra këtu ka mjaft për tu bërë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori