LAJMI I FUNDIT:

Çështja e veriut zgjidhet në qershor

Çështja e veriut zgjidhet në qershor

Beogradi nuk e njeh Kosovën, veriu nën kontrollin e Prishtinës. Në verë nuk do të ketë më nevojë për kësi takimesh. Kjo pasi Kosova dhe Serbia deri atëherë pritet t’i kenë sqaruar telashet që kanë mes vete.

Burime të afërta me procesin negociataor Prishtinë-Beograd, kanë thënë se çështja e veriut pritet të zgjidhet në fund të majit ose fillim të qershorit të këtij viti. Në këtë muaj, pritet të nënshkruhet edhe kontrata e paqes, e përfolur më herët, ndërmjet dy vendeve, transmeton Klan Kosova.

Kjo e fundit, megjithatë, nuk do ta pranojë ndërkombëtarisht shtetin e Kosovës.


Serbët përtej Ibrit do të fitojnë një mekanizëm të përbashkët, që do të njihet si asociacioni i komunave të veriut, i ngjashëm me atë aktual të Prishtinës, rreth të cilit janë bashkuar të gjitha komunat tjera të vendit. Ky nuk do të ketë atributet e një bashkësie ilegale, sic e kanë tashti, e as nuk do të ketë kuvend të veçantë ose paralel nga ai qendrori në Prishtinë.

Në fakt, serbët do të dalin në votime të reja, të pranueshme për Kosovën, për të krijuar institucionet lokale e legale, nën autoritetin e Prishtinës, por me disa kompetenca të veçanta, që ua jep pakoja e Ahtisaarit. Kjo, siç merret vesh, do të ndodh në shtator, ose kur Kosova të organizoje zgjedhjet e ardhshme lokale.

Marrëveshja për veriun parasheh njëfarë amnistie për serbët. Asnjëri nga ta nuk do të prangoset, me përjashtim të atyre që kanë kryer krime të rënda, e për të cilat duhet të përgjigjen para drejtësisë.

Shumë prej tyre, që aktualisht mund të jenë pjesë e strukturave paralele të sigurisë, do t’i bashkohen FSK-së dhe policisë së Kosovës, në rast se duan, sipas një projekt programi të rekrutimit nga NATO-ja, EULEX-i dhe autoritetet e Prishtinës.

Në fakt, burimet e Klanit thonë se qysh në pjesën e dytë të shkurtit, do të arrihet marrëveshja përfundimtare për shthurjen e strukturave paralele, e cila me gjasë, do të zyrtarizohet në takimit e radhës ndërmjet Hashim Thaçit dhe Ivica Dacicit, që është thënë se do të mbahet me 22 shkurt, në Bruksel.

Këtyre zhvillimeve i paraprinë marrëveshja për kontrollin e menaxhuar të kufirit, që u arrit vjet dhe ajo për fondin e veçantë për veriun, e akorduar në takimin e 17 janarit ndërmjet dy kryeministrave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori