LAJMI I FUNDIT:

EULEX injoron thirrjen e kryetarit ilegal të Mitrovicës

EULEX injoron thirrjen e kryetarit ilegal të Mitrovicës

Misioni evropian në Kosovë nuk do që të komentojë thirrjen që ka bërë kryetari ilegal i Mitrovicës, Kërstimir Pantic, drejtuar misioneve ndërkombëtare të sigurisë për të braktisur menjëherë veriun e Kosovës. Zyrtarja e EULEX-it, Bardha Azari ka konfirmuar për Telegrafin, se në kuadër të Task Forcës së Mitrovicës, bashkërisht me Policinë e Kosovës, po zhvillojnë hetime për sulmin e mbrëmshëm në Lagjen e Boshnjakëve, gjatë të cilit u lënduan dy fëmijë.

Ky sulm nxiti drejtuesin e strukturave ilegale, Pantic që t’i akuzojë shqiptarët dhe t’i bëjë thirrje qytetarëve serbë që të ndërpresin çdo bashkëpunim me EULEX-in dhe KFOR-in, duke i cilësuar si forca okupuese.

Pantic ka deklaruar se në të ardhmen për sigurinë e institucioneve do të kujdeset e ashtuquajtura ‘Mbrojtja Civile”, duke pretenduar se vetëmbrojtja është e garantuar me Konventën e Gjenevës.


Në fakt, duke e shfrytëzuar pretekstin se janë duke u mbrojtur veten, grupe të qytetarëve serbë herë pas here bllokojnë lëvizjen e pjesëtarëve të EULEX-it, Policisë së Kosovës e KFOR-it.

Kryesisht bllokadat janë të drejtuara ndaj autokolonave të EULEX-it, në rastet transportohen doganierët e Kosovës në pikat doganore në veri të Kosovës.

Zyrtarja për Informim në Sektorin Ekzekutiv të EULEX-it, Bardha Azari ka theksuar se misioni evropian e ka bërë të qartë qëndrimin për qasje të pakufizuar në veri të Kosovës.

“EULEX-i është i gatshëm të ndihmojë në nivelin teknik të gjitha marrëveshjet e arritura nga dy palët gjate dialogut Prishtinë-Beograd”, ka thënë Azari. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori