LAJMI I FUNDIT:

Për koalicionin dihet në shkurt

Për koalicionin dihet në shkurt

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi ka thënë se nga mesi i muajit shkurt do të dihet definitivisht nëse AAK-ja do të jetë apo jo pjesë e koalicionit qeverisës.

“Ofertën tonë e kemi proklamuar. Tash po presim që në shkurt të definohet nëse do të jemi pjesë e koalicionit qeverisës, me Haradinajn kryeministër ose në të kundërtën do të mbetemi në opozitë. Saktësisht dhe përfundimisht pozicioni i AAK-së do të definohet nga mesi i muajit shkurt”, ka thënë Isufi për “Epokën e Re”.

Ai ka folur edhe për zhvillimet e fundit në Luginë të Preshevës, duke vlerësuar se Beogradi është duke e treguar fytyrën e vërtetë të Milosevicit.


Isufi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se nuk ka bërë sa duhet për shqiptarët e Kosovës Lindore.

Më tej, ai ka folur edhe për procesin e brendshëm zgjedhor të AAK-së. Sipas tij, pas këtyre zgjedhjeve AAK-ja do të jetë më e madhe dhe më e fuqishme.

Isufi ka bërë me dije se lideri aktual, Haradinaj nuk do të ketë kundërkandidat për kryetar të partisë. /Telegrafi/