LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë James Gandolfini

Ndërron jetë James Gandolfini
James Gandolfini (Photo by Kevin Winter/Getty Images)

James Gandolfini, aktori i njohur më së shumti për rolin e bosit Tony Soprano në serialin “The Sopranos”, ka ndërruar jetë të mërkurën në Itali në moshën 51-vjeçare.

Aktori raportohet se mund të ketë pësuar sulm në zemër derisa ka udhëtuar në Romë. Ai do të duhej të merrte pjesë në Festivalin e Filmit Taormina në Sicili.

“Ne të gjithë jemi të tronditur dhe të dëshpëruar pa masë me humbjen e anëtarit të familjes tonë”, thuhet në deklaratën e televizionit HBO, që kishte prodhuar serialin “The Sopranos”.

“Ai ishte një njeri i veçantë, një talent i shkëlqyeshëm, por më e rëndësishme një njeri i sinqertë dhe i dashur i cili e trajtonte secilin me respekt të njëjtë, pavarësisht titullit të tyre ose pozitës”.


“Ai ka prekur shumë prej nesh gjatë viteve me humorin, ngrohtësinë dhe përulësinë e tij. Zemrat tona janë me gruan dhe fëmijët e tij gjatë kësaj kohe të tmerrshme. Ai do na mungojë thellësisht të gjithëve”, shkruhet më tej në deklaratë.

Gandolfini ka pasur një karrierë të gjerë filmime, duke u paraqitur në filma hit si “Zero Dark Thirty”, “Get Shorty” dhe “The Mexican”.

Filmi i tij më i fundit ishte “The Incredible Burt Wonderstone”, ku ai luante krahas Steve Carell, Olivia Wilde dhe Jim Carrey. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Ajo vajza të priste jashtë

“Ajo vajza të priste jashtë", Gjesti i përgjigjet Valbonës: Ajo jeton në iluzione, nuk janë të vërteta

Magazina
“Cili është lojtari më tinzar në shtëpi”, Aldo befason me përgjigjen në “Big Brother Radio”

“Cili është lojtari më tinzar në shtëpi”, Aldo befason me përgjigjen në “Big Brother Radio”

Magazina
Genta Ismajli vjen me një ndryshim drastik në dukje

Genta Ismajli vjen me një ndryshim drastik në dukje

Magazina
Reagimi i Gjestit kur pyetet se çfarë do të bënte në rast se Xheneta do të futej si banore në Big Brother VIP Albania

Reagimi i Gjestit kur pyetet se çfarë do të bënte në rast se Xheneta do të futej si banore në Big Brother VIP Albania

Magazina
Në Ditën e Shën Valentinit, Capital T konfirmon lidhjen e shumëpërfolur me Adrola Dushin?

Në Ditën e Shën Valentinit, Capital T konfirmon lidhjen e shumëpërfolur me Adrola Dushin?

Magazina
Ermal Fejzullahu i blen veturë luksoze 'Range Rover' bashkëshortes për Shën Valentin

Ermal Fejzullahu i blen veturë luksoze 'Range Rover' bashkëshortes për Shën Valentin

Magazina
Kalo në kategori