LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria e Madhe, projekt i SHBA-ve kundër botës ortodokse?

Shqipëria e Madhe, projekt i SHBA-ve kundër botës ortodokse?

Alexandre Latsa, analist gjeopolitik për Euroazinë, në një shkrim të botuar sot pohon se krijimi i “Shqipërisë së Madhe” është një synim i SHBA-ve për të dëmtuar interesat e Serbisë dhe Rusisë si dhe botës ortodokse në përgjithësi.

Latsa argumenton se SHBA shfrytëzoi momentin e dobët të Rusisë për të sulmuar Serbinë dhe ajo që po ndodh tani po bën që këto dy vende të afrohen sërish. Ai është francez që jeton në Rusi dhe punon si këshilltar në Moskë.

Thekson se krijimi i “Shqipërisë së Madhe” do të ndezë zjarr në Ballkan, zjarr i cili do të sjellë dobësimin e Evropës dhe destabilizimin e vendeve me popullsi ortodokse si Maqedonia, Greqia, Mali i Zi dhe Serbia. Kryqëzata kundër botës komuniste, sipas tij, ishte kthyer në një kryqëzatë kundër botës ortodokse, transmeton “Shekulli”.


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka mbrojtur idenë për dhënien e shtetësisë shqiptare për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen jashtë vendit. Kjo deklaratë u bë gjatë vizitës së tij në qytetin e Vlorës, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë nga Perandoria Osmane.

Kjo deklaratë është pasuar nga disi të tjera të veçuara, që Berisha ka bërë me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, të cilët kanë premtuar bashkimin e Shqipërisë. Vendi ishte zgjedhur të ishte Kosova, e cila sot banohet me shumicë shqiptarësh, po që nuk ka qenë gjithmonë kështu.

“Perëndimi ka mbështetur krijimin e Kosovës me logjikën e vetme strategjike të rrënimit të Serbisë, e cila po kthehet sërish nga Rusia”, shkruan ai. “Kjo ndodhi në kohën kur Rusia ishte e dobët në maksimum. Në një kohë kur nga viti 1991 deri në vitin 2000 ushtria dhe media tundte flamurin kundër Serbisë së Miloshevicit për spastrim, në të njëjtën kohë po ndodhte lufta ekonomike dhe morale kundër Rusisë së Jelcinit”.

Latsa thekson se kryqëzata kundër botës komuniste ishte kthyer në një kryqëzatë kundër botës ortodokse dhe kundër qendrës së saj politike dhe ku banojnë shumica e tyre, në Rusi.

Teoricieni rus, Zbigniew Brzezinski, tha në vitin 2007: “Armiku kryesor i SHBA-ve tani është Kisha Ortodokse Ruse”. “Krijimi i Shqipërisë së Madhe mund të shihet në këtë kuptim historik dhe gjeostrategjik”, mendon Latsa.

“Kjo është një ndeshje e re, një ndeshje që mund të krijojë një shkëndijë dhe të shkaktojë një zjarr të ri në ferrin e Ballkanit. Ky zjarr do të sjellë dobësimin e mëtejshëm të Evropës, por edhe destabilizimin e botës ortodokse (Maqedonisë, Greqisë, Malit të Zi, Serbisë …) dhe për të frenuar afrimin e saj me Rusinë. Nga ana tjetër, ndikimi rus në Evropën Lindore do të vihej në pikëpyetje dhe për këtë arsye ajo do të afrohej me Evropën Perëndimore. Në këtë mënyrë, Shtetet e Bashkuara edhe një herë do të arrijnë objektivin e tyre kryesor: për të parandaluar një afrim mes kontinentit të Evropës dhe botës katolike dhe ortodokse”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori