LAJMI I FUNDIT:

Filloi zbatimi i IBM-së në Bërnjak e te Dheu i bardhë

Filloi zbatimi i IBM-së në Bërnjak e te Dheu i bardhë

Në vendkalimin ndërmjet Kosovës e Serbisë në Bërnjak në komunën e Zubin Potokut sot në orën tetë ka filluar zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin integruar të kufirit (IBM).

Në vendkalim gjenden ushtarë të KFOR-it, të EULEX=it, të policisë kufitare të Kosovës e të doganës, ndërsa në anën serbe polica serbe dhe doganierë serbë, njoftojnë medie serbe, njofton “Koha”.

Në vendkalim, pos shenjave të komunikacionit nuk është vendosur asnjë simbol shtetëror.Doganierët shqiptarë, njoftojnë medie të Beogradit, për shkak të bllokimit të rrugës, në vendkalim kanë shkruar me helikopter.


Edhe në vendkalimin Dheu i Bardhë sot ka filluar zbatimi i marrëveshjes së IBM. /Telegrafi/