LAJMI I FUNDIT:

Dedaj rizgjidhet kryetar i PLK-së

Dedaj rizgjidhet kryetar i PLK-së

Partia Liberale e Kosovës ka zhvilluar punimet Kongresi i VI Zgjedhore dhe njëkohësisht ka shënuar 21 vjetori i themelimit, me ç’ rast 165 delegatwt pjesëmarrës aprovuan programin dhe statutin e ri dhe zgjedhën Këshillin Kombëtar, kryesinë dhe Gjergj Dedajn kryetar të PLK-së.

Delegatët po ashtu aprovuan një Rezolutë të Kongresit, e cila do t’i dërgohet Aleancës Liberale Demokratike të Evropës dhe presidentit të ALDE, Sir Graham Watson dhe institucioneve tjera të rëndësishme evropiane dhe atyre vendore.

Përmes kësaj rezolute kërkohet përshpejtimi i proceseve integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian, NATO dhe OKB, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës dhe mbështetja e vazhdueshme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe perspektives Evropiane.


Kongresi i PLK-se i dha mbështetje liderëve të institucioneve të Republikës së Kosovës për negociatat teknike nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian dhe Administratës se SHBA-ve me autoritetet e Serbisë për zgjidhjen e çështjeve bilaterale ndërmjet dy shteteve tona dhe tejkalimin e pasojave të së kaluarës si dy vende fqinje dhe sovrane

Në fund u nda edhe mirënjohja e PLK-së “Marije Shllaku”, profesorit Ramiz Kelmendi, post mortum patriotit Ndue Perlleshi dhe Zonjes Jozefina Topalli, kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ndërsa për aktivistet e dalluar të PLK-së u dha fletë falënderimi Liberatori. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori