LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Kurteshi – Avokat i Homoseksualëve!

Kelmendi: Kurteshi – Avokat i Homoseksualëve!

Deputeti i Partisë së Drejtësisë, Gëzim Kelmendi, e ka akuzuar Avokatin e Popullit se është “Avokat i Homoseksualëve”. Kurteshi thotë se Lëvizja “Bashkohu” dhe sulmuesit tjerë të skenës së lansimit të edicionit “Seks” të Kosova 2.0 “pushtuan hapësirat publike”.

Kelmendi, të enjten në një debat në emisionin “Jeta në Kosovë”, e kritikoi Avokatin e Popullit, Sami Kurteshi, se nuk ka qenë i interesuar në gjendjen e të drejtave të njeriut në vend por më shumë ka shërbyer si “avokat i homoseksualëve”.

“Kurrë nuk ka qenë problem i juaji se sa po shkelen të drejtat e njeriut në Kosovë”, tha Gëzim Kelmendi, deputet nga Partia e Drejtësisë (PD). “Ju më shumë jeni avokat i homoseksualëve dhe pagave të punonjësve tuaj. Nuk jeni avokat i popullit”.


Avokati Kurteshi kundërshtoi deputetin Kelmendi.

“Raportet që po i përmendi ju për të drejtat e njeriut janë në webfaqe në katër gjuhë. Ju po thoni gënjeshtra”, tha ai.

Debati diskutonte tolerancën e orientimeve seksuale pas rastit të demolimit të skenës së “Kosova 2.0”, më 14 dhjetor. Deputeti Gëzim Kelmendi tha se “më së paku ka nevojë Kosova për edukim seksual”.

“Nuk ka nevojë Kosova për homoseksualë dhe lezbike. Ata janë të sëmurë mendorë.
80 për qind e personave me HIV janë homoseksualë”, u shpreh ai.

Sami Kurteshi, Avokat i Popullit, ka kundërshtuar edhe këtë qëndrim.

“Homoseksualët, të sëmurë mendorë? Hej, a e dini çka jeni duke folur?! Ne do të luftojmë për një shoqëri që njerëzit i pranon siç janë, e jo siç i doni ju dhe unë”, tha ai.

“Nuk mundeni me folë në emër të popullit dhe t’ia përcaktoni vlerat e tij”, shtoi ai.

Bujar Gjikokaj, Lëvizja “Bashkohu”, po ashtu tha se më 14 dhjetor ndërhyrësit në skenë e “kishin marrë kontrollin”.

Avokati Kurteshi reagoi edhe këtu: “Në konfliktin që e kemi tash, për pushtimin e hapësirave publike – ky është pushtim i hapur, me dhunë, i hapësirave publike nga një pjesë e qytetarëve të Kosovës – këtë avokati i popullit nuk e lejon. Nëse kam nevojë, edhe duke dalë jashtë institucionit dhe për ta luftuar siç kam bërë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori