LAJMI I FUNDIT:

Njomza Emini, e përzgjedhura nga francezët

Njomza Emini, e përzgjedhura nga francezët

Njomza Emini është e përzgjedhura e programit “Liderët e së Ardhmes”, duke bërë që të rihapet rruga e Kosovës për pranim në këtë lloj programi.

Programi i veçantë i qeverisë franceze për liderët e rinj të një profili të lartë, ka bërë përzgjedhjen e Eminit nga sfera e shoqërisë civile, ngase ajo është kryetare e Komitetit Paraolimpik të Kosovës.
Ambasadori francez në Kosovës, Jean-Francois Fitou ka pohuar se për ta ka rëndësi të madhe që të mos bëjnë përzgjedhje të personaliteteve që kanë të bëjnë vetëm me politikën.

Vet Njomza Emini duke falënderuar Ambasadën Franceze për përzgjedhjen që i kanë bërë, premton se praktikat e vendeve të tjera do t’i sjellë në Kosovë.

“Do të kem rastin që në temat që do të diskutohen sa i përket politikës, zhvillimeve ndërkombëtare, çështjeve sociale, gjithë atë përvojë që do ta marr që t’i shërbejë vendit tim, t’i marr praktikat e vendeve të ndryshme e posaçërisht ato të Francës ”, ka thënë ajo.


Ndërsa, Fitou thotë se sfidat që e presin Kosovën janë shumë të mëdha, por ai konsideron se kosovarët kanë talent dhe energji për t’i tejkaluar ato.

Ai thotë se Kosova me përfaqësimin e Njomza Eminit, do ta ketë vendin dhe imazhin e duhur si dhe shpjegon se si e kanë bërë përzgjedhjen e saj.

Ky program u mundëson personaliteteve që janë ende të rinj, por që mund të jenë të rëndësishëm për të ardhmen të jenë për një jave në Francë duke krijuar kështu kontakte që do t’i kenë të rëndësishme për të ardhmen.

Përndryshe, Njomza Emini është motra e këngëtares sonë të mirënjohur, Adelina Emini. /Telegrafi/