LAJMI I FUNDIT:

Jovanovic: Të thuhet e vërteta për Kosovën

Jovanovic: Të thuhet e vërteta për Kosovën

Lideri i Partisë Demokratike Liberale, Cedomir Jovanovic, ka ftuar presidentin dhe kryeministrin e Serbisë që paraprakisht në Parlament ta thonë të vërtetën për Kosovën e pastaj bashkë me personat e tjerë përgjegjës të ofrojnë planin që i nevojitet shtetit dhe të tjerëve, që aktualisht varen nga Serbia.

“Përkrahim krejt atë për çka është arritur marrëveshja në Bruksel, pa asnjë kundërshtim, pa politikë të dyfishtë, me një fytyrë në Bruksel e me një tjetër në Beograd. Kjo është mënyra e vetme që Serbia të dalë nga balta në të cilën është zhytur ", ka thënë Jovanovic, para gazetarëve në parlamentin e Serbisë, transmetojnë mediat serbe.

Ai ka thënë se askush nuk ka të drejtë të ndjehet i befasuar për atë që dje janë marrë vesh në Bruksel kryeministrat Thaçi dhe Dacic


Jovanovic gjithashtu ka thënë se marrëveshjet në mes Dacicit dhe Thaçit kanë hapur mundësinë që Serbia përfundimisht të hapë mundësitë dhe të tregojë sinjale për vizionin dhe qëllimet e saj.

"Esenca e asaj që dje është bërë në Bruksel na kthen në jetë, nga gjendja kromatike, në të cilën jo vetëm që kemi humbur 20 vite, por edhe ishim zhdukur fare. Ky vend nuk ka perspektivë në qoftë se nuk shkon rrugës e cila është trasuar, ndër të tjera edhe në etapën e marrëveshjeve në mes Thaçit dhe Dacicit. /Telegrafi/