LAJMI I FUNDIT:

I gatshëm të bashkëpunojë me Thaçin

I gatshëm të bashkëpunojë me Thaçin

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj thotë se partitë politike në vend nuk janë të gatshme për zgjedhje të shpejta dhe paralajmëron bashkëpunim me Kryeministrin aktual Hashim Thaçi. Kushti i vetëm i tij është - hapësira për punë.

Ish-Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili këtë javë u shpall i pafajshëm nga Tribunali i Hagës për krime lufte, tha të shtunën se është i gatshëm të bashkëpunojë me Kryeministrin aktual Hashim Thaçi.

“Nuk janë diskutuar detaje, por unë jam i gatshëm që ta bashkëpunoj me z.Thaçi”, tha Haradinaj në një intervistë për RTK-në, citon JnK.


“I njoh sfidat me të cilat përballet qeveria si dhe sfidat e saj të brendshme, por nuk mund të shkojmë në zgjedhje pa përgatitur ofertat tona dhe pa bërë reformën zgjedhore”, tha kreu i AAK-së.

Thaçi drejtoi mirëseardhjen e Haradinajt në vend, me një fjalor të pazakonshëm afrie mes dy personaliteteve të njohura nga lufta pasi ishin antagonizuar që kur Haradinaj fillimisht nuk i ishte bashkëngjitur Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kishte krijuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) si dhe pati hyrë më vonë në koalicion qeverisës me ish-Presidentin Ibrahim Rugova duke e lënë Thaçin në opozitë.

Thaçi e Haradinaj kishin shkëmbyer në vazhdimësi kritika kundër njëri-tjetrit.

Por diskursi ndryshoi disa muaj më parë kur AAK, që ka 12 deputetë në legjislaturën aktuale, u shpreh e gatshme të hynte në koalicionin e brishtë të Thaçit. Qëndrimi i deputetëve të saj në disa seanca parlamentare, po ashtu, e ka shpëtuar vendin prej zgjedhjeve të parakohshme.

Megjithatë, zyrtarët e AKK-së thoshin se do të hynin në Qeveri vetëm me Haradinajn si Kryeministër.

Haradinaj nga ana e tij nuk ka vendosur kushte. “Kushti im i vetëm është hapësira për punë”, tha Haradinaj, të shtunën në mbrëmje.

Ai po ashtu tha se AAK-ja kishte analizuar dhe kishte vendosur drejt të hynte në procesin e bisedimeve për normalizim me Serbinë dhe tha se ata që e kundërshtojnë trajtimin e kësaj si temë nacionale “e kanë gabim”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori