Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon në turneun e tij ballkanik, më 24 korrik do të qëndrojë edhe në Kosovë, ku do të takojë përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe vendës. Gjatë vizitës së tij ai do të qëndrojë në Prizren, në Deçan dhe në veriun e Kosovës.
Në prag të kësaj vizite korrespondenti i RTV21 në New York mori një intervistë nga Ban Ki-moon, i cili ndër të tjera ka theksuar se çështja e sigurisë në veri të Kosovës është mjaft shqetësuese edhe pse ndërhyrja e EULEX-it ka kontribuar mjaft.
“Kudo që do të shkojë do ta potencojë rëndësinë e këtij rajoni jo vetëm në Evropë por edhe në botë. Edhe pse rajoni ka përjetuar trauma dhe gjykime të mëdha, ka shenja përmirësimi dhe unë shoh gatishmëri, dinamikë dhe vendosmëri për tejkalim dhe përparim… Ne duhet të konsolidojmë mirëkuptim, harmoni dhe bashkëpunim. Mesazhi im është për solidaritet dhe mbështetje. Vendet e rajonit kanë kaluar nga shfrytëzues të forcës paqësore në kontribuues të saj, kanë kaluar nga konflikti në bashkëpunim të madh. Kombet e Bashkuara janë të vendosura të ndihmojnë rajonin në tërësi në ballafaqim me sfidat që janë para tyre…”, ka thënë sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.
Ai ka thënë se ka qenë i shqetësuar për raportet mes Serbisë dhe Kosovës.
“Me ish-presidenti serb, Tadic, unë kam bërë një marrëveshje mbi gjashtë pika. Disa prej tyre janë jetësuar deri diku, por disa të tjera jo. Çështja e sigurisë në veri të Kosovës është mjaft shqetësuese edhe pse ndërhyrja e EULEX-it dhe Bashkimit Evropian ka kontribuar mjaft, por shqetësimi vazhdon. Unë shpresojë sinqerisht se do të ketë një zgjidhje të mirëfilltë të të gjitha çështjeve për çka kemi bërë një marrëveshje. Autoritetet e të dyja vendeve duhet të bashkëpunojnë tërësisht për prosperitetin e tyre, për paqen dhe sigurinë. Unë do ta diskutoj këtë çështje me përfaqësuesit e Serbisë dhe përfaqësuesit e Kosovës”, ka thënë ai.
Duke iu referuar deklaratës së ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremic, se vetëm mbi trupin e tij të vdekur Kosova do të hyjë në OKB, Ban Ki-moon ka thënë se ai duhet ta ketë deklaruar këtë në cilësinë e zyrtarit serb e jo të presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.
“Anëtarësimi në OKB bëhet në bazë të rekomandimit të Këshillit të Sigurimit dhe paraqitur nga Asambleja Përgjithshme. Kjo është procedura e rregullt për pranimin e çdo vendi në OKB…”, ka thënë sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, duke sqaruar se pozita e presidentit të Asamblesë Përgjithshme është më shumë pozitë solemne dhe menaxheriale, që do të thotë se duhet të tejkalojë pozitat nacionale dhe të zbatojë agjendën e Asamblesë Përgjithshme të OKB. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in
Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës