LAJMI I FUNDIT:

Në Zvicër mbi 160 mijë kosovarë me pasaporta serbe!?

Në Zvicër mbi 160 mijë  kosovarë me pasaporta serbe!?

Gati pesë vjet pas pavarësisë së Kosovës, në Zvicër jetojnë mbi 160 mijë shtetas të Kosovës, të cilët ende posedojnë pasaportën e Serbisë.

“Sikur t’i kishin sot pasaportat e Republikës së Kosovës pas katër vjetësh pavarësie, sigurisht Berna zyrtare kosovarët do t’i radhiste në rangun e parë dhe jo të tretin, pas portugezëve dhe gjermanëve”, ka deklaruar për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë”, Lisa Blaser, zyrtare nga Departamenti Federal për Migracion.

“Shpesh në mediat apo nga personalitet zvicerane sa herë që flasin për kosovarët në Zvicër, vazhdimisht nga ta kemi dëgjuar refrenin se ‘kosovarët janë komuniteti më i madh dhe më i rëndësishëm në vendin tonë’ Por në fakt shifrat e Zyrës Federale për Statsistika me seli në Neuchatel, flasin të kundërtën. Kështu ndodhë për shkak se në Zvicër ende shumë kosovarë posedojnë pasaporta serbe, prej mbi 160 mijë sish”.


Megjithkëtë, Blaser ka thënë se gjithnjë e më shumë është në rritje numri i personave që paraqiten me pasaportë kosovare. “Por, nëse kemi parasysh se për katër vite institucionet kosovare kanë arritur të furnizojnë vetëm shtatë mijë pasaporta, atëherë për të arritur shifrën prej 200 mijë kosovarëve, siç flitet në vendin tonë, natyrisht se nevojitet punë dhe kohë, bile së paku edhe disa vjet për të arritur shifrën e lartpërmendur”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori