LAJMI I FUNDIT:

Mascherano: Zanetti është shembull

Mascherano: Zanetti është shembull

Kur Javier Zanetti ishte lënë jashtë përfaqësueses argjentinase për këtë Botëror, ai kishte premtuar se do të ishte prapa ekipit në çdo moment, ndërsa këtë e vërtetoi dhe Javier Mascherano në një konferencë për shtyp.

“Dua t’iu tregoj juve diçka, që është shumë me rëndësi. Dua të them, se para dhe pas çdo ndeshje, unë pranoj mesazhe nga Javier Zanetti. Ky lloj veprimi e definon atë si futbollist dhe njeri. Ai vazhdon të mbetet shembull për ne”, theksoi Mascherano.

Diego Maradona bëri një nga zgjedhjet më kontroverse të kësaj dekade kur la jashtë formacionit kapitenin legjendar Zanetti, që sivjet e udhëhoqi Interin drejt një triplete historike.

Në deklaratën e parë pasi mori vesh se nuk do jetë pjesë e kombëtares, Zanetti tha, “Unë do të jem tifozi numër një i kombëtares”. Legjenda Nerazzure ndodhet në Afrikën e Jugut si analist i Televisa Deportes. Ai do të shkojë dhe në bazën e kombëtares Gauçose në Pretoria, me ç’rast pritet të mbajë një fjalim motivues. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi "Camp Nou"

La Liga
Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Premier League
Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Premier League
Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

La Liga
Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

La Liga
Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Premier League
Kalo në kategori