LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet fusha stërvitore e Lazios

Sulmohet fusha stërvitore e Lazios

Lojtarët e Lazios janë detyruar të ikin për të mbrojtur veten, pasi që 200 tifozë të nevrikosur kanë protestuar dhunshëm jashtë fushës stërvitore në Formello.

Sky Sport Italia” njofton se bomba letre dhe fishekzjarrë janë hedhur mbi murrin mbrojtës dhe në fushën stërvitore duke shkaktuar shpërthime të zhurmshme, por fatmirësisht nuk ka pasur lëndime serioze të lojtarëve, duke qenë se ata ishin larg vendit ku sulmonin ultrasit biancocelestë.

Skuadra është dashur t’i japë fund stërvitjes pasi që protesta po intensifikohej vazhdimisht, ndërsa është dashur të ndërhyjë policia për t’i ndalur disa tifozë të mos hyjnë brenda fushe.

Protesta vjen si pasojë e formës së dobët të Lazios këtë sezon, ndërsa reagimi i tifozëve kishte qenë kundër presidentit Claudio Lotito dhe trajnerit Davide Ballardini. /Telegrafi/