LAJMI I FUNDIT:

Nesta i sjell fitoren Milanit

Nesta i sjell fitoren Milanit

Milani ka përmbysur rezultatin në dhjetë minuta e fundit të kohës së rregullt për të dalë fitues përballë Chievos.

Rossonerët kanë arritur të fitojnë me rezultat 2-1 si mysafir të skuadrës ku aktivizohet sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani.

Vendasit krijuan avantazh të hershëm që në minutën e shtatë dhe arritën ta mbanin këtë epërsi deri në minutat e fundit të ndeshjes, kur kuqezinjtë i ktheu në lojë Alessandro Nesta.

Në minutën e 81-të mbrojtësi italian barazoi rezultatin, ndërsa në kohën shtesë (90’+2), i njëjti lojtar shënoi golin e fitores për mysafirët. /Telegrafi/