LAJMI I FUNDIT:

Cannavaro: Do t’i ndërtoj gjërat me fansat e Juventusit

Cannavaro: Do t’i ndërtoj gjërat me fansat e Juventusit

Mbrojtësi i rikthyer i Juventusit nuk ka frikë nga protestat e përkrahësve dhe thotë se Juve ka gjithçka që i nevojitet për të sfiduar Interin për titull.

Koha e rikthimit të Cannavaros në familjen e Juventusit po afrohet, por përkrahësit e Zonjës së Vjetër vështirë se do t’i shtrojnë qilim të kuq kapitenit të kombëtares italiane, i cili u largua nga klubi i tyre kur biankonerët zbritën në Serie B pas skandalit Cialciopoli në vitin 2006.

“Jam në rrjedha me gjithë atë që ndodh në kampin stërvitor, por jam gjakftohtë. Do t’u jap fund pushimeve dhe kur të kthehem do të flasim për këtë, por jam i bindur se do të zgjidhim gjithçka (me fansat)”, ka thënë italiani.

“Kemi bërë një kampanjë të shkëlqyeshme transferimesh dhe jemi të gatshëm të garojmë në të gjitha frontet. Objektivi ynë është të ecim më mirë se sezonin e kaluar, duhet të luftojmë për Skudeto dhe jemi të gatshëm ta mposhtim Interin”, ka thënë ish-mbrojtësi i Realit.


Në trend Sport

Më shumë
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përfaqësueset
Ylli i Napolit që legjendat e Barcelonës, Xavi dhe Fabregas kanë folur fjalë të mëdha për të

Ylli i Napolit që legjendat e Barcelonës, Xavi dhe Fabregas kanë folur fjalë të mëdha për të

La Liga
Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Ndërkombëtare

"Nëse Yamal do të kishte shpejtësinë e Vinicius, ai do të ishte i përsosur" - ish ylli i Spanjës flet për talentin e madh

La Liga

"Gjejeni se kush jam unë" - lojtari francez befason të gjithë në tubim me Kombëtaren e Francës

Përfaqësueset
Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Premier League
Kalo në kategori