Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka reaguar me një postim të gjatë pas zhurmës që shkaktoi kërkesa e saj për krijimin e një komune me shumicë boshnjake në Kosovë – kërkesë kjo që e ka vendosur si kusht për përfshirjen në çdo koalicion qeverisës, qoftë me Albin Kurtin, qoftë me partitë opozitare.
Balje thekson se kjo nuk është një kërkesë e re, por një aspiratë mbi 20-vjeçare e komunitetit boshnjak në Kosovë. Ajo kujton se ndonëse serbët patën kërkesa për komuna të veçanta në kohën e bisedimeve në Vjenë, boshnjakët nuk e ngritën këtë çështje atëherë, por zgjodhën ta bëjnë në përputhje me ligjet e Kosovës.
“Ne nuk kërkuam komunë në Vjenë kur serbët bënin presion për komunat e tyre, por pritëm ta bëjmë atë në përputhje me ligjet tona”, shkroi ajo, duke shtuar se kërkesa nuk ka të bëjë me monoetnicitet.
Balje thekson se boshnjakët nuk kanë “shtet rezervë” dhe se Kosova është atdheu i tyre.
Ajo përmend rolin e këtij komuniteti në proceset kyçe shtetformuese, përfshirë firmosjen e Deklaratës së Pavarësisë dhe votimin e ligjeve të rëndësishme në Kuvend.
Sipas saj, kërkesa për një komunë është një hap administrativ që do të mundësojë shërbime më të lehta për qytetarët boshnjakë, pa dëmtuar bashkëjetesën me shqiptarët.
“Ne jetojmë me ju pa problem, fëmijët tanë mësojnë shqip, dhe historikisht kemi bashkëjetuar. Nuk kemi nevojë për asociacion tjetër, përveç atij të Kosovës”, shkruan ajo, duke u bërë thirrje skeptikëve të mos e barazojnë këtë iniciativë me modelin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në fund, Balje kërkon qetësi dhe mirëkuptim, duke theksuar se çdo proces për themelimin e komunës do të jetë i gjatë dhe institucional, prandaj “nuk ka vend për frikë dhe urrejtje”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Siguria dhe integriteti territorial, FSK realizon ushtrimin fushor “Arrow Bravo 25”

Mucunski: Me Taravarin jam i zhgënjyer, së bashku me VLEN-in lufta u bë që ta dërgojmë BDI-në në opozitë

Dhunë sistematike nga bashkëshorti, gruaja e cila ka shkuar të jetojë jashtë Kosovës lajmëron Policinë përmes aplikacionit

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Pamje nga Vatikani, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti arrijnë në bazilikën “Shën Pjetri”

Tërmet në Shqipëri

“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

Kërkimi i një të dyshuari në Kaçanik, Policia gjen armë dhe 27 thika

Vodhi produkte ushqimore në vlerë rreth 80 euro, i dyshuari në Prishtinë dërgohet në mbajtje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Ngritet çmimi i bukës në Gjakovë – qytetarët të shqetësuar për koston e jetesës

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut