Gjatë ditës së djeshme, prorektori për Kërkime në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UIBM), Prof. ass. dr. Bahtir Hyseni dhe prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. asoc. dr. Edita Bekteshi, kanë pritur në takim PhD kandidaten Shpresa Musa, ish-studente e UIBM, e cila aktualisht ndjek studimet doktorale në Universitetin Teknik të Mynihut në Gjermani.
Gjatë takimit, u diskutuan sfidat dhe arritjet në rrugëtimin akademik drejt doktoraturës, si dhe mundësitë për forcimin e lidhjeve ndërmjet diasporës shqiptare dhe UIBM, shkruan Telegrafi.
“Një ndër pikat kryesore të bisedës ishte ideja për krijimin e një platforme rrjetëzimi për profesionistët shqiptarë që veprojnë në universitete, institute dhe industri të ndryshme në Evropë dhe më gjerë. Kjo platformë do të ndërtohet dhe mirëmbahet nga UIBM dhe do të jetë e qasshme përmes faqes zyrtare të universitetit”, thuhet në njoftim.
Musa u shpreh e gatshme për të kontribuar aktivisht në ndërtimin e këtij rrjeti dhe për të bashkëpunuar me UIBM në projekte akademike dhe kërkimore.
Ajo ka theksuar rëndësinë e krijimit të një ure komunikimi mes profesionistëve shqiptarë jashtë vendit dhe institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë.
“Shpresa Musa ka një profil të spikatur akademik dhe profesional. Ajo ka përfunduar studimet master në Shkencën dhe Teknologjinë e Ushqimit në Universitetin e Nebraska-Lincoln në SHBA, ku u vlerësua me çmimin Best Student Paper Award për hulumtimin mbi trajtimin termik dhe reduktimin e mikrobeve në grurë. Aktualisht, studimi i saj i doktoratës fokusohet në reduktimin e akrilamidit në produktet e përpunuara me nxehtësi, dhe puna e saj është shpërblyer me çmimin ICC Best Speaker Award në kongresin ndërkombëtar për bukën dhe drithërat. Ajo është anëtare aktive e rrjeteve kërkimore si ACRYRED COST Action dhe EFFoST, si dhe kontribuon në projekte të diasporës me organizatën Germin në Kosovë dhe Shqipëri”, thuhet tutje në njoftim.
Hyseni ka theksuar rëndësinë e këtij rrjetëzimi për UIBM si institucion, por edhe për vetë profesionistët shqiptarë që kanë nevojë për një pikë lidhjeje të strukturuar me vendin e tyre të origjinës.
Ndërkohë, Bekteshi ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së profesionistëve nga të gjitha fushat, përfshirë shkencat ekzakte dhe ato sociale, duke nënvizuar se një rrjet gjithëpërfshirës do të krijojë një bazë solide për bashkëpunime shumëdimensionale.
“Kjo nismë e përbashkët synon të fuqizojë bashkëpunimet kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e kërkimit shkencor, si dhe të ofrojë mundësi konkrete për përfshirjen e ekspertizës së diasporës në zhvillimet akademike dhe institucionale të UIBM”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Në kuadër të kësaj platforme, në faqen zyrtare të UIBM do të krijohet një listë e profesionistëve shqiptarë të diasporës, e cila do të shërbejë si pikë kontakti për bashkëpunime të ardhshme në fusha të ndryshme shkencore dhe teknologjike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“E vranë mo e vranë”, pasi sheh trupin e pajetë, shpërthen në lot bashkëjetuesja e 58-vjeçarit të ekzekutuar me tre plumba

Dështon sërish zgjedhja e Haxhiut si kryeparlamentare

Rozana për shuplakën e Jozit: Kam qenë e shokuar, Gjesti: Nuk kanë reaguar, se kanë pasur qejf të më shohin në tokë

U përfol që hoqi motrën e Gjestit nga ndjekësit, Egli sqaron si qëndron e vërteta me Blerinën

Kina anekson një ishull pranë bazës ushtarake të Filipineve

Mesazhi i Gerard Piques pas fitores së Barcelonës ndaj Real Madridit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

"Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën", Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar