LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 13° fair_day

Përkujtohet Epopeja e Melenicës dhe heroi kombëtar, Shemsi Ahmeti në 26-vjetorin e rënies së tij

Përkujtohet Epopeja e Melenicës dhe heroi kombëtar, Shemsi Ahmeti në 26-vjetorin e rënies së tij

Gjatë ditës së djeshme, është përkujtuar Epopeja e Melenicës dhe heroi kombëtar, Shemsi Ahmeti në 26-vjetorin e rënies së tij.

Heroi, Shemsi Ahmeti është një prej figurave më të shquara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe person kryesor në Betejën e Melenicës, shkruan Telegrafi.

Në këtë përvjetor, nënkryetari i komunës Arian Tahiri, drejtorët komunalë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, gjenerali Rrahman Rama, familjarë dhe bashkëluftëtarë të heroit, bënë homazhe pranë lapidarit të tij dhe në varrezat e dëshmorëve në Shipol.


Me këtë rast, u vendosën buqeta me lule të freskëta, në shenjë nderimi për sakrificën e tij dhe të bashkëluftëtarëve.

“Beteja e Melenicës, ku Shemsi Ahmeti u dallua për heroizmin e tij, konsiderohet si një nga betejat më të lavdishme të UÇK-së. Luftimet zgjatën 39 ditë pa ndërprerje dhe u kthyen në një simbol të qëndresës shqiptare, e njohur ndryshe si ‘Epopeja e Melenicës’”, thuhet në njoftim.

Komandant Shemsi Ahmeti, i njohur si “Komandanti i madh i Shalës”, është nderuar me urdhrin “Hero i Kosovës”.

“Emri dhe vepra e tij janë përjetësuar në emërtime rrugësh, shesheve, shkollave, këngëve, poezive dhe monumenteve përkujtimore. Në zemër të Mitrovicës qëndron krenare edhe shtatorja e tij, si dëshmi e lavdisë së tij të pavdekshme”, thuhet tutje në njoftim.

Në kuadër të këtij përvjetori, Komuna e Mitrovicës ka organizuar edhe turnirin memorial në futsall dhe në shah. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Televizioni saudit e modifikoi videon e Trumpit - veprimi i presidentit amerikan ishte ofendues për arabët

Televizioni saudit e modifikoi videon e Trumpit - veprimi i presidentit amerikan ishte ofendues për arabët

Azia
Zbulohet marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik Starmer nesër në Tiranë

Zbulohet marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik Starmer nesër në Tiranë

Lajme
Një foto nga një shkollë shokoi të gjithë - duhet ta shihni detajin në dorën e mësueses

Një foto nga një shkollë shokoi të gjithë - duhet ta shihni detajin në dorën e mësueses

Fun
Probleme serioze për Decon dhe Flick: Ylli i Barcelonës refuzon të largohet këtë verë

Probleme serioze për Decon dhe Flick: Ylli i Barcelonës refuzon të largohet këtë verë

La Liga
Gazetarja ukrainase mahnit grupin Shkodra Elektronike në prapaskenë - interpreton hitin

Gazetarja ukrainase mahnit grupin Shkodra Elektronike në prapaskenë - interpreton hitin "Zjerm" në gjuhën e saj

Magazina
Si u prish 'historia e dashurisë' midis Von der Leyen dhe Pfizer?

Si u prish 'historia e dashurisë' midis Von der Leyen dhe Pfizer?

Evropa
Kalo në kategori