Kina ka marrë kontrollin mbi një ishull të kontestuar vetëm disa kilometra larg bazës më të rëndësishme ushtarake filipinase në Detin e Kinës Jugore, duke rritur rrezikun e një konfrontimi të ri mes dy palëve rivale.
Roja bregdetare kineze “ka kryer kontroll detar dhe ka ushtruar juridiksion sovran” mbi ishullin shkëmbor “Sandy Cay”, raportoi të shtunën në mëngjes kanali ushtarak i televizionit shtetëror CCTV. Thuhet se anëtarë të rojës bregdetare kanë ngritur flamurin kinez për të shpallur sovranitetin mbi shkëmbin në arkipelagun Spratly, duke publikuar edhe një fotografi të këtij akti.
Ky hap shënon herën e parë pas shumë vitesh që Pekini, i cili pretendon pothuajse gjithë Detin e Kinës Jugore, vendos zyrtarisht flamurin e tij mbi një formacion tokësor të paokupuar deri tani.
Ky zhvillim ndodh në një kohë kur Filipinet dhe aleati i tyre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po zhvillojnë “Balikatan”, stërvitjen e tyre më të madhe vjetore ushtarake, e cila do të përfshijë ushtrime të mbrojtjes bregdetare dhe të kapjes së ishujve. Stërvitjet do të mbahen javën e ardhshme në territorin filipinas më afër ishujve Spratly.
Edhe pse Sandy Cay është vetëm një rërë prej rreth 200 metrash katrorë, ai ka vlerë strategjike për Kinën, pasi ligji ndërkombëtar i jep asaj të drejtën e detit territorial. Ky det territorial, që shtrihet deri në 12 milje detare, mbivendoset me ishullin Thitu, të cilin Filipinet e përdorin për të monitoruar aktivitetet kineze në atë zonë.
Shpallja zyrtare e sovranitetit nga Kina mbi Sandy Cay ka gjasa të ngjallë frikë se Pekini synon të ndërtojë dhe forcojë edhe më tej shkëmbinjtë dhe rërat e paokupuara, shkruajnë mediat.
Gjatë dy viteve të fundit, Manila ka shtuar patrullimet e rojës bregdetare dhe ka dërguar ekipe shkencore për të hetuar raportimet mbi veprimtaritë kineze të mbushjes së Sandy Cay dhe tre shkëmbinjve të tjerë më në jug.
Disa ekspertë të çështjeve detare vlerësojnë se është pak e mundshme që Kina të nisë projekte të reja të mbushjes, pasi ishujt artificialë që ka ndërtuar dhe militarizuar në dhjetë vitet e fundit i sigurojnë tashmë asaj një prani dhe shtrirje të mjaftueshme ushtarake.
Aktualisht, nuk ka shenja të një pranie të përhershme kineze në Sandy Cay apo të punimeve ndërtimore. Një zyrtar filipinas për sigurinë detare deklaroi të shtunën se anëtarët e rojës bregdetare kineze u larguan nga zona pasi ngritën flamurin.
Megjithatë, shpallja zyrtare e sovranitetit tregon se Kina “mund të intensifikojë ngacmimet ndaj nesh në Pag-Asa”, shtoi zyrtari, duke përdorur emrin filipinas për ishullin Thitu.
Roja bregdetare filipinase, që nga fundi i vitit 2023, ka ngritur një bazë monitorimi në Thitu, ndërsa Manila aktualisht po përmirëson pistën dhe infrastrukturën tjetër në ishull. Këto aktivitete janë pjesë e një strategjie më të gjerë për ta bërë praninë në ishujt e saj në Detin e Kinës Jugore më të qëndrueshme dhe për t’iu përgjigjur veprimeve gjithnjë e më agresive kineze.
Ligjet e brendshme kineze i japin rojës bregdetare kompetenca për të ndaluar dhe inspektuar anijet e huaja që “shkelin” ujërat që Kina i konsideron si det të saj territorial dhe për të arrestuar ekuipazhet e tyre. Kjo rrit rrezikun e përplasjes me ushtrinë dhe rojën bregdetare filipinase pranë Thituit, në ujëra që Kina tani i trajton si territor të saj.
Forcat ushtarake kineze janë shumë më të fuqishme se baza në Thitu. Instalimet në shkëmbin e afërt Subi përfshijnë sisteme raketash tokë-ajër, hangarë, një pistë fluturimi, radarë dhe një port të thellë. Megjithatë, pasi Subi klasifikohet vetëm si një rërë që del mbi ujë vetëm gjatë baticës së ulët, sipas ligjit ndërkombëtar ai nuk gëzon të drejtën e detit territorial. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shkencëtarët e konfirmojnë, valët 5G nuk dëmtojnë shëndetin e njeriut

“Ai ushtron presion mbi viktimën, jo mbi agresorin”, ish-ambasadorja e SHBA-së nuk mbështet politikën e Trumpit ndaj Ukrainës

Trump thotë se SHBA duhet ta marrë Gazën dhe ta kthejë në një ‘zonë të lirë’

"Kodi 8647", ish-shefi i FBI-së nën hetim pas postimit të katër numrave, Trump: Thirrje e qartë për vrasjen time

Trump thotë se SHBA duhet ta marrë Gazën dhe ta kthejë në një 'zonë të lirë'

Hobi po ia rrezikon shëndetin? Një studim i ri ngre shqetësime për gjendjen e Trumpit

"Ulem e qaj si fëmijë që nuk po mundem t'u siguroj ushqim", emocionon rrëfimi i një babai palestinez për fëmijët e tij

Shkencëtarët e konfirmojnë, valët 5G nuk dëmtojnë shëndetin e njeriut

"Ai ushtron presion mbi viktimën, jo mbi agresorin", ish-ambasadorja e SHBA-së nuk mbështet politikën e Trumpit ndaj Ukrainës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Gianni Infantino mund të jetë përfshirë në një skandal të paparë në futboll - nisin akuzat e para

Bën bujë shuplaka e mjekut të Sparta Pragës ndaj lojtarit kundërshtar që e fyeu Albion Rrahmanin

Lamine Yamal i kërkon Barcelonës transferimin e top yllit në afatin kalimtar veror

FSK në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve

"Kodi 8647", ish-shefi i FBI-së nën hetim pas postimit të katër numrave, Trump: Thirrje e qartë për vrasjen time

"Vjedhja e sezonit?", Chelsea - Man United: Kontest i madh për penallti, heshtje nga VAR-i dhe gjyqtari