LAJMI I FUNDIT:

Gucati: Dëshmitarët janë joshur për azil, Gjykata Speciale po shkel të drejtat e të akuzuarve

Gucati: Dëshmitarët janë joshur për azil, Gjykata Speciale po shkel të drejtat e të akuzuarve

Kryetari i OVL-UÇK-së Hysni Gucati është deklaruar lidhur me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë, më saktësisht nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës ndaj ish-krerëve të luftës, saktësisht ndaj ish-presidentit Hashim Thaqi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Gucati u shpreh se procesi gjyqësor në Hagë ka shkelur gjitha të drejtat humane dhe njerëzore, duke filluar me mos lejimin për vizitë tek vdekja e prindërve të Kadri Veselit e tutje.

Ai shtoi se sipas tij kjo gjykatë do të pësojë “dështim ndaj rastit të krerëve të luftës” por që do të ketë arrestime dhe nuk do të ndalen asnjëherë.


“Ky process ka qenë prej fillimit deri më sot process i montuar. Me dëshmitarë që Prokuroria i ka blerë me pare dhe i ka josh me vende të treta të fitojnë azil. Kjo gjykatë do të dështojë. Do të ketë arrestime të reja, kjo Gjykatë nuk do të ndalet. Thaqi dhe të tjerët do të fitojnë këtë rast. Gjykata Speciale ka bërë shkelje të rënda të të drejtave, pasi Kadri Veselit i ka vdekur prindërit, nuk e kanë leju me i vizituar, ose në varrim. Nasim Haradinajt i ka vdekur vëllai, nuk e kanë leju. Haxhi Shalën as për babën por edhe akterëve të tjerë të të burgosurve”, deklaroi Gucati.

Gucati tha se në krejt aspektet e mundshme kjo gjykatë është e padrejtë./Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Lajme
Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

Lajme
Dhunë sistematike nga bashkëshorti, gruaja e cila ka shkuar të jetojë jashtë Kosovës lajmëron Policinë përmes aplikacionit

Dhunë sistematike nga bashkëshorti, gruaja e cila ka shkuar të jetojë jashtë Kosovës lajmëron Policinë përmes aplikacionit

Kronika e Zezë
Pamje nga Vatikani, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti arrijnë në bazilikën “Shën Pjetri”

Pamje nga Vatikani, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti arrijnë në bazilikën “Shën Pjetri”

Lajme
“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

Kërkimi i një të dyshuari në Kaçanik, Policia gjen armë dhe 27 thika

Kërkimi i një të dyshuari në Kaçanik, Policia gjen armë dhe 27 thika

Kronika e Zezë
Kalo në kategori