LAJMI I FUNDIT:

Jo në Serie A, e ardhmja e Guler mes Anglisë dhe Gjermanisë

Jo në Serie A, e ardhmja e Guler mes Anglisë dhe Gjermanisë

Arda Guler është një nga emrat më të lakuar në tregun e transferimeve, ende pa u hapur afati kalimtar veror.

Ylli turk është një nga talentet më të mëdha në Evropë, megjithatë minutat e tij te Real Madridi kanë qenë të paktë këtë sezon.

20-vjeçari ka luajtur në 31 ndeshje në të gjitha garat, megjithatë numëron vetëm 1150 minuta dhe ka shënuar tre gola e ka asistuar në gjashtë të tjerë.


Arda Guler hedh poshtë spekulimet për transferim te gjiganti italian
Lexo po ashtu Arda Guler hedh poshtë spekulimet për transferim te gjiganti italian

Dy skuadrat italiane Milan dhe Inter kanë shprehur interesim për të, megjithatë lojtari nuk është i bindur për t’u transferuar në Serie A.

E ardhmja e reprezentuesit turk duket se do të jetë në Angli ose Gjermani, ku shumë klube e duan atë.

Aston Villa mbetet favoriti kryesor, por në Ligën Premier atë e duan edhe West Ham United dhe Newcastle United.

Guler i tha mbylle gojën, por Szoboszlai iu përgjigj në mënyrë epike në rrjete sociale turkut
Lexo po ashtu Guler i tha mbylle gojën, por Szoboszlai iu përgjigj në mënyrë epike në rrjete sociale turkut

Ndërkohë në Gjermani të gjithë klubet e mëdha përfshirë Bayern Munich, Bayer Leverkusen, RB Leipzig dhe Borussia Dortmund e kanë në listën e dëshirave anësorin turk.

Real Madridi duket se është bindur ta lejoj largimin e Guler, megjithatë nga shitja e tij synon të fitojë rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skenar i çmendur në Serie A: Ja çfarë ndodhë nëse Interi dhe Napoli përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Skenar i çmendur në Serie A: Ja çfarë ndodhë nëse Interi dhe Napoli përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Serie A
Barcelona po planifikon të shesë dy yje për të financuar blerjen e Gyokeres

Barcelona po planifikon të shesë dy yje për të financuar blerjen e Gyokeres

La Liga
Euro goli i Valverdes ndaj Athletic Bilbaos, mban Real Madridin në luftë për titull

Euro goli i Valverdes ndaj Athletic Bilbaos, mban Real Madridin në luftë për titull

La Liga
Ylli i Barcelonës u përplas me Hansi Flickun pas rikthimit ndaj Celta Vigos

Ylli i Barcelonës u përplas me Hansi Flickun pas rikthimit ndaj Celta Vigos

La Liga
Real Madridi po synon transferimin sensacional të yllit të Man Cityt në verë

Real Madridi po synon transferimin sensacional të yllit të Man Cityt në verë

La Liga
Fabrizio Romano e konfirmon: Ylli holandez ëndërron t’i bashkohet Barcelonës

Fabrizio Romano e konfirmon: Ylli holandez ëndërron t’i bashkohet Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori