LAJMI I FUNDIT:

Granit Xhaka mbështet publikisht Gjestin, pak para finales

Granit Xhaka mbështet publikisht Gjestin, pak para finales

Ndërsa edicioni i sivjetshëm i Big Brother VIP Albania po shkon drejt gjysmëfinales, gara është bërë më e fortë dhe numri i banorëve po pakësohet me çdo spektakël.

Pas rreth 150 ditësh izolim, prej nga BBVK dhe BBVA Gjesti arriti 500 mijë ndjekës në Instagram.

Ai ka arritur të fitojë zemrat e mijëra shikuesve dhe po shihet si një nga konkurrentët më të fortë të këtij edicioni.


Foto: Gjesti/Instagram

Përveç mbështetjes nga publiku, ai ka tërhequr vëmendjen dhe simpatinë edhe të figurave të njohura, përfshirë personalitete nga sporti dhe arti.

Një ndër ta është kapiteni i kombëtares së Zvicrës dhe futbollisti i Bayer Leverkusen, Granit Xhaka, i cili nuk ka ngurruar ta shprehë publikisht përkrahjen e tij për Gjestin.

Foto: Granit Xhaka/Instagram

Në postimin e fundit të këngëtarit, Xhaka ka reaguar duke e quajtur atë “kampion” duke vendosur një emoji të medaljes me numrin një, si dhe një tjetër me duartrokitje, duke lënë të kuptohet se është një mbështetës i madh i tij.

Çun Lajçi reagon ashpër ndaj kritikëve të Gjestit dhe Eglit: Ajo ka të drejtë që u kthye plot pezëm, sepse djaloshi s’diti çka kishte në grusht
Lexo po ashtu Çun Lajçi reagon ashpër ndaj kritikëve të Gjestit dhe Eglit: Ajo ka të drejtë që u kthye plot pezëm, sepse djaloshi s’diti çka kishte në grusht

Ky reagim ka ngjallur menjëherë shumë reagime pozitive nga fansat e Gjestit, të cilët e konsiderojnë këtë si një shenjë të fortë mbështetjeje për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania.

Tani, me finalen që afrohet, mbetet për t’u parë nëse mbështetja e madhe që ai po merr do të jetë e mjaftueshme për ta shpallur fitues të këtij edicioni. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti kapet në një moment të sikletshëm gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë të spektaklit 'prime'

Gjesti kapet në një moment të sikletshëm gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë të spektaklit 'prime'

Magazina
Gerta Gixhari thyen rregullat e lojës së Vëllait të Madh, vrapon të takojë djalin pa miratimin e banorëve

Gerta Gixhari thyen rregullat e lojës së Vëllait të Madh, vrapon të takojë djalin pa miratimin e banorëve

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

"Po nuk e fute brumin në furrë, s'ka si të dalë keku" - momenti kur Jozi i tregon Loredanës se deklarata e saj është bërë 'meme' në rrjetet sociale

Magazina
Zbulohet data e finales së Big Brother VIP Albania 4 – banorët emocionohen nga surpriza spektakolare

Zbulohet data e finales së Big Brother VIP Albania 4 – banorët emocionohen nga surpriza spektakolare

Magazina
Aldo eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4, por bileta e fatit e rikthen në lojë

Aldo eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4, por bileta e fatit e rikthen në lojë

Magazina
Kalo në kategori