LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet e ushtarëve rusë që kalojnë fushën e hapur me skutera elektrikë

Publikohen pamjet e ushtarëve rusë që kalojnë fushën e hapur me skutera elektrikë

Një pamje me dron ka qarkulluar në rrjete sociale, ku dyshohet se tregohen ushtarë rusë që kalojnë një fushë të hapur me skuter elektrikë.

Në video, për të cilën nuk dihet saktësisht se ku dhe kur është marrë, tre ushtarë me skuterë sulmohen nga dronët kamikaz.

Videoja përfundon kur një dron godet në tokë pranë ushtarit.


Bëhet e ditur se kjo nuk është hera e parë që pamjet e ushtarëve rusë në skuterë elektrikë shfaqen në publik, por pamjet e mëparshme i kanë shfaqur ato në rrugë.

Brigada ukrainase Azov njoftoi se pas sulmeve të pasuksesshme në pozicionet e tyre, forcat ruse humbën tre skutera elektrikë së bashku me pajisje të tjera ushtarake dhe dhjetëra ushtarë.

Burimet ushtarake ukrainase vunë në dukje se trupat ruse po përdorin skuterë elektrikë në disa fronte, përcjell Telegrafi.

Një zëdhënës i brigadës ukrainase që vepron në drejtim të Pokrovskoe tha këtë muaj se ushtria ruse ka reduktuar numrin e këmbësorisë në sulmet e saj dhe po kryen operacione duke përdorur biçikleta, skuterë elektrikë, motoçikleta dhe automjete të të gjithë terrenit.

Nënkoloneli ukrainas Dmytro Pavlenko-Krizheshevsky, kreu i shërbimit inteligjent të Azov, tha se trupat ruse po përdorin gjithnjë e më shumë skuterë elektrikë sepse ato “i lejojnë atyre të shpërndahen shpejt në të gjithë frontin”.

“Të godasësh vetëm një pajisje që mban 15 persona, mirë, kjo është e mundur, mund të bëhet mjaft lehtë. Por kur ata 15 persona janë duke hipur në skutera elektrikë, atëherë është një problem shumë i madh”, tha nënkoloneli.

Ndryshe, Ukraina ka njohur gjithashtu dobinë e mundshme të skuterëve elektrikë në luftën moderne.

Kompania letoneze Mosphera, e specializuar në automjetet elektrike, ka marrë kërkesa nga ushtria ukrainase për “disa dhjetëra të tjerë” skuterë elektrikë pas testimit me sukses në terren të automjeteve të dhuruara më parë.

Këta skuterë thuhet se kanë një shpejtësi maksimale prej 96 km/hdhe funksionojnë “plotësisht në heshtje”, duke i bërë ata idealë për operacione të fshehta. /Telegrafi/