Rita Ora duket se ka pësuar një transformim dramatik në pamje, pasi u fotografua me flokët mbuluar me folie në një sallon bukurie në Bondi, Australi.
Këngëtarja e hitit Hot Right Now, 34 vjeç, ka eksperimentuar me stile të ndryshme flokësh që kur u bë e famshme mbi një dekadë më parë, por kohët e fundit ka qenë brune.
Para takimit në sallon, ajo kishte flokët kaçurrela të kapura mbrapa, teksa u fotografua duke hyrë në sallonin Koda Cutters në New South Wales, shrkuan DailyMail.
Nga një vëzhgim më i afërt, dukej se flokët e saj po i riktheheshin ngjyrës bionde nën foliet, por ende nuk ka zbuluar pamjen e saj të re.
Koda Cutters njihet si një nga sallonet më të mira të zonës, duke u krenuar me një shërbim të personalizuar për çdo klient.
Vizita e Ritës në sallon vjen pas një interviste të rrallë ku ajo ndau detaje mbi martesën me regjisorin e njohur Taika Waititi, 49 vjeç.
Në një bisedë për revistën Hunger, ajo tha: “Unë dhe Taika jemi thjesht shokët më të mirë dhe thjesht dëshironim ta jetonim këtë ndjenjë përgjithmonë.”
Duke reflektuar mbi të kaluarën e saj në marrëdhënie, Rita pranoi se duhej të gjente paqe me veten përpara se të gjente dashurinë e vërtetë.
Ajo dhe regjisori nisën të takoheshin në vitin 2021, por kishin qenë miq për vite me radhë. Një vit më vonë, çifti kurorëzoi dashurinë me martesë dhe tani jetojnë në Los Angeles.
Rita shtoi: “Jeta ime romantike ka qenë shumëngjyrëshe, për të mos thënë më shumë. Por sa bukur është fakti që ne mund të bëjmë zgjedhjet tona?”
Ajo gjithashtu reflektoi mbi të njëzetat e saj: “Isha gjithmonë e lodhur. Doja të ndihesha më e gjallë dhe të kisha një mendje të kthjellët”.
Duke folur për marrëdhëniet në përgjithësi, këngëtarja theksoi: “Ajo që më bën të ndiej neveri është kur njerëzit varen plotësisht nga dikush tjetër për të ndjerë lumturi. Kjo është një katastrofë. Gjithmonë do të jesh i pakënaqur – unë kam qenë ajo person.”
Rita Ora pranoi se bashkëshorti i saj, Taika Waititi, ka pasur një ndikim të madh në albumin e saj më të fundit, You & I.
“Më dukej e nevojshme të isha një libër i hapur,” shpjegoi ajo. “Doja që njerëzit të kuptonin se ku jam në këtë fazë të jetës sime – si një ditar.”
Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e sinqeritetit në muzikë: “Gjithçka që mund të bësh është të jesh vetvetja dhe të shpresosh që dikush tjetër do të lidhet me të.”
Albumi You & I u publikua në korrik 2023, duke shënuar rikthimin e saj pas pesë vitesh nga albumi Phoenix i vitit 2018. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Je krenaria jonë” – Mbërrin edhe një tjetër parashutë për Gjestin, Jozi: Menaxheri po t’i dërgon

Kanye West trondit me deklaratat për Kim Kardashian dhe fëmijët e tyre

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Hailey Bieber mbështetet nga Kendall Jenner mes thashethemeve për martesën me Justin

"Ka treguar Egli më shumë se unë?", Gjesti - Loredanës: Je zero, nuk krahasohesh
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze