LAJMI I FUNDIT:

Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi në Malishevë, arreston të dyshuarin

Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi në Malishevë, arreston të dyshuarin

Policia ka sekuestruar disa armë dhe municion në fshatin Shkozë të Malishevës.

Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se sekuestrimi ka ndodhur në një shtëpi.

“Policia ka zbatuar një urdhëresë të gjykatës për kontrollimin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit K/Shqiptar ku janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie me 10 fishekë, një armë automatike e modifikuar me 17 fishekë, uniformë ushtarake, maskë etj”, njofton policia.


I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/