LAJMI I FUNDIT:

Ukrainës nuk mund t’ia veshin “kostumin” e Kosovës!

Ukrainës nuk mund t’ia veshin “kostumin” e Kosovës!
Ilustrim

Ilir Çopja

Javën e kaluar u zhvilluan bisedimet në Xheda të Arabisë Saudite për gjetjen e një formule të pranuar nga të dyja palët: Ukrainë, Rusi dhe të miratuar nga ShBA-ja dhe BE-ja për t’i dhënë fund konfliktit trevjeçar në Ukrainë. Arritja e paqes brenda njëqind ditëve të para të presidencës së tij është një nga “bastet më të mëdha” të Trumpit dhe afatit po i vjen fundi. Në fund të takimit, projekt-propozimi i paqes i hartuar nga ShBA-ja iu dha për t’u firmosur përfaqësuesve të dy shteteve në konflikt. Ky plan paqeje përputhet plotësisht me qëndrimin publik të presidentit Trump: “Të dyja palët duhet të bëjnë lëshime për të arritur një marrëveshje”.

Liderët evropianë, përfshirë Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e kanë përshëndetur këtë zhvillim si një hap drejt një paqeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Zelensky ka shprehur skepticizëm ndaj qëllimeve të Rusisë, duke e cilësuar reagimin e Kremlinit si manipulues dhe të ndërlidhur me kushte që mund të vonojnë ose të pamundësojnë një marrëveshje të qëndrueshme. Putini ka shprehur dyshime mbi mundësinë e mbikëqyrjes efektive të një armëpushimi dhe ka kërkuar që të përfshihen kushtet që mund të vonojnë ose të pamundësojnë një marrëveshje të shpejtë.


Mos po kthehemi në mijëvjeçarin e kaluar? A mos i ngjan një filmi të parë?

Ky propozim paqe i ShBA-së ngjason me propozimin e paqes së Rambujesë. Konferenca e Rambujesë, e mbajtur nga 6 deri më 23 shkurt 1999 në Francë, ishte një përpjekje ndërkombëtare për të zgjidhur krizën në Kosovë dhe për t’i dhënë fund luftës. Pala kosovare e pranoi marrëveshjen më 18 mars 1999, ndërsa pala jugosllave e refuzoi. Paralelizmi midis Ukrainës dhe Kosovës nuk është i rastësishëm. Vetë presidenti Putin ka bërë një paralelizëm të tillë që në vitin 2014 për të justifikuar aneksimin unilateral të Gadishullit të Krimesë, pas përfundimit të referendumit. Njësoj si Kosova atëherë, edhe Ukraina, përpos dyshimeve të cituara më sipër, e ka pranuar në parim propozimin e paqes nga ShBA-ja. Zelensky ka dhënë dakordësinë e tij pas një takimi të gjatë mes delegacioneve ukrainase dhe amerikane në Arabinë Saudite. Si rezultat, ShBA-ja ka vendosur të rifillojnë ndihmat ushtarake dhe ndarjen e informacionit të inteligjencës për Ukrainën.

Ndryshimi mes këtyre dy skenarëve të ngjashëm është fakti se Rusia nuk është Jugosllavia e vitit 1999, e fragmentarizuar dhe e dobësuar pas një konflikti të brendshëm thuajse nëntëvjeçar. Vladimir Putini, i cili në atë kohë ishte drejtor i Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) të Rusisë, shtet i cili ishte pjesë e grupit të marrëveshjes në Rambuje, nuk kërkon të bëjë të njëjtin gabim si Milosheviqi. Presidenti Vladimir Putin ka shprehur gatishmëri parimore për një armëpushim, por ka vendosur kushte të cilat e bëjnë procesin më të ndërlikuar. Ai ka theksuar se çdo armëpushim duhet të çojë në një paqe të qëndrueshme dhe të trajtojë shkaqet e thella të krizës.

Në rast të firmosjes së njëanshme të propozimit të paqes vetëm nga Ukraina, çfarë do të ndodhë?

Në momentin që Jugosllavia më 18 mars 1999 nuk firmosi Dokumentin e Rambujesë, u kalua nga “Forca e diplomacisë” në “Demokracinë e forcës”. Më 24 mars 1999, NATO filloi një fushatë bombardimesh kundër forcave jugosllave, e cila zgjati deri më 10 qershor 1999. Skenari jugosllav është përjashtuar si nga ShBA-ja, edhe nga BE-ja, sepse do të shkaktonte një konflikt të hapur mes superfuqive të botës me pasoja shkatërrimtare për njerëzimin. Pavarësisht “imunitetit” ndaj një ndërhyrjeje direkte ushtarake, mosarritja e marrëveshjes do ta ekspozonte Rusinë drejt pasojave gjithaq të rënda.

Presidenti Trump e bëri të qartë se dështimi i marrëveshjes dhe mos ulja në bisedime paqeje nga ana e Rusisë, do të sillte vendosjen e sanksioneve më të rënda ndaj saj që nga fillimi i luftës dhe këtë qëndrim do të mbanin edhe aleatët evropianë. Mos firmosja ruse do të justifikonte vazhdimin dhe shtimin e mbështetjen ushtarake të Ukrainës nga aleatët e saj.

A mund të jetë rrugëtimi i Ukrainës njësoj si ai i Kosovës drejt paqes?

Përgjigja, për fatin e keq të popullit ukrainas, është jo. Siç citova më sipër, Rusisë nuk mund t’i bëhet presion me bombardime mbi territorin e saj dhe sanksionet sado të rënda të jenë, do të kërkojnë kohë të japin efektet e tyre në ekonominë ruse. Autarkizmi ekonomik do amortizonte pasojat e “Bllokadës ekonomike”. Për më tepër, është e pamundur që në rastin e Ukrainës të miratohet një rezolutë si Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e miratuar më 10 qershor 1999, sepse do duhej që të firmosej edhe nga Rusia si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në miratimin e Rezolutës 1244, Rusia votoi në favor të saj, por në këtë rast një rezolutë me të njëjtën përmbajtje do binte ndesh me interesat e saj gjeostrategjike dhe ekonomike. Në përfundim mund të themi se është pjesë e natyrës njerëzore krahasimi i ngjarjeve aktuale me ato të së kaluarës. Pavarësisht paralelizmave të bëra këto kohë mes dy konflikteve, ato kanë ndodhur në periudha të ndryshme dhe rrethana të ndryshme. I njëjti “skenar” pas më shumë se një çerekshekulli duket i zverdhur dhe i zhubrosur për të prodhuar të njëjtin rezultat. Historiani italian Alessandro Barbero ka thënë: “Kur historia përsëritet, herën e parë është si tragjedi dhe të dytën si farsë”.

Në trend

Më shumë
Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’

Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’

Serbia
Gjesti me akuza për produksionin, ndërsa i drejtohet Eglit: Bëhu me ta e ejani më njollosni

Gjesti me akuza për produksionin, ndërsa i drejtohet Eglit: Bëhu me ta e ejani më njollosni

Magazina
Kaos në rrugët e Stambollit pas arrestimit të kryetarit të këtij qyteti

Kaos në rrugët e Stambollit pas arrestimit të kryetarit të këtij qyteti

Turqia
PZAP refuzon ankesën e LVV-së për anulimin e mbi 18 mijë votave me postë të LDK-së

PZAP refuzon ankesën e LVV-së për anulimin e mbi 18 mijë votave me postë të LDK-së

Lajme
Policia publikon pamje nga aksioni në veri, ku konfiskuan armë dhe arrestuan 16 persona

Policia publikon pamje nga aksioni në veri, ku konfiskuan armë dhe arrestuan 16 persona

Kronika e Zezë
Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Lajme
Kalo në kategori