LAJMI I FUNDIT:

A e dini se çfarë funksioni ka vija e kuqe në këtë rrugë në Spanjë?

A e dini se çfarë funksioni ka vija e kuqe në këtë rrugë në Spanjë?

Rruga spanjolle A-355, e njohur si ‘rruga e frikës’, ka marrë këtë emër pasi në vetëm 10 kilometra të saj, gjatë 12 muajve të fundit, kanë humbur jetën rreth dhjetë persona.

Për këtë arsye, janë vendosur shenja të reja rrugore për të rritur ndërgjegjësimin e drejtuesve të automjeteve.

Kjo rrugë, e cila lidh qytetet Marbella dhe Cartama, tani ka një vijë të trashë të kuqe që ndan dy korsitë, çka ka shkaktuar konfuzion tek disa shoferë.


Arsyeja pse kjo vijë është pikturuar në të kuqe është për të paralajmëruar drejtuesit e automjeteve se ndalohet parakalimi në një segment prej katër kilometrash, duke zëvendësuar vijën e bardhë të pandërprerë që zakonisht përdoret në rrugë të tjera.

Përveç kësaj vije të kuqe të theksuar, segmenti do të pajiset me katër radarë shtesë dhe tabela digjitale që do t’i kujtojnë shoferëve të ulin shpejtësinë.

Në fakt, kjo vijë e kuqe është një paralajmërim efektiv për shoferët. Me shumë gjasa, tani askujt nuk do t’i shkojë në mendje të parakalojë në këtë pjesë të rrugës. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
A e dini se çfarë funksioni ka vija e kuqe në këtë rrugë në Spanjë?

A e dini se çfarë funksioni ka vija e kuqe në këtë rrugë në Spanjë?

Auto
Makinat e vogla elektrike thuhej se ishin e ardhmja – por SUV-të tani “po sundojnë rrugët”?

Makinat e vogla elektrike thuhej se ishin e ardhmja – por SUV-të tani “po sundojnë rrugët”?

Auto
BMW me video të re, tregojnë si mund të tingëllojë motori i M3 së re elektrike

BMW me video të re, tregojnë si mund të tingëllojë motori i M3 së re elektrike

Auto
Musk i zemëruar me mediat që raportojnë aksidentet në fabrikat e Teslas

Musk i zemëruar me mediat që raportojnë aksidentet në fabrikat e Teslas

Musk detyrohet të ndalojë të gjitha dërgesat e Cybertruck, pasi pjesët metalike po bien nga automjetet 'e pathyeshme' të Teslës

Musk detyrohet të ndalojë të gjitha dërgesat e Cybertruck, pasi pjesët metalike po bien nga automjetet 'e pathyeshme' të Teslës

Ngjyrosi murin që të dukej si një vazhdim i rrugës, më pas testoi autopilotin e Teslës – pamje që tregojnë se çfarë ndodhi

Ngjyrosi murin që të dukej si një vazhdim i rrugës, më pas testoi autopilotin e Teslës – pamje që tregojnë se çfarë ndodhi

Auto
Kalo në kategori