LAJMI I FUNDIT:

Qorrolli: Ranë maskat e LDK-së, votat e manipuluara duhet të anulohen

Qorrolli: Ranë maskat e LDK-së, votat e manipuluara duhet të anulohen

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka kritikuar sot Lidhjen Demokratike të Kosovës për manipulim të votave nga diaspora, ku ka pohuar se këtë e ka pranuar edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti.

Sipas Qorrollit, tashmë kanë rënë masakat e LDK-së, transmeton Telegrafi.

“Ish-kryeministri Hoti e pranoi sot hapur dhe pa asnjë shybe: LDK i ka manipuluar votat me postë nga diaspora! Një inxhinjering politik i paskrupullt nga Abdixhiku për të ngritur disa kandidatë dhe për të fundosur të tjerët. Vullneti i qytetarëve u ble dhe u shit si plaçkë pazari! Tani PZAP-i ka plus një provë, të thënë troç nga një ish-KM: votat e manipuluara të LDK-së DUHEN ANULUAR një orë e më parë”, ka pohuar ai.


Mes tjerash, Qorrolli ka shtuar se “Ky është një PUÇ politik i Abdixhikut dhe i sojnikëve të mbështetur prej tij”.

Hoti i pakënaqur me rezultatin e partisë në zgjedhje: LDK ka nevojë për lidership të ri
Lexo po ashtu Hoti i pakënaqur me rezultatin e partisë në zgjedhje: LDK ka nevojë për lidership të ri

Ndryshe, sot, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në një reagimin të bërë në profilin e tij në Facebook, ka falënderuar votuesit e tyre, megjithatë ka shtuar se rezultati për LDK-në nuk është i kënaqshëm.

Hoti ka shkruar se për interes të vendit dhe të LDK-së, është e domosdoshme të reflektojnë karshi këtij rezultati zgjedhor dhe këtyre zhvillimeve, si politikisht ashtu edhe ligjërisht.

Po ashtu, ai ka shkruar edhe për shqetësimet e tij lidhur me votat nga diaspora.

“Përveç rezultatit të dobët në zgjedhje, një shqetësim tjetër është paraqitur me votat e diasporës. Në votimin në ambasada, një parti politike (LVV) është votuar në mënyrë të tepërt dhe joproporcionale krahasuar me votimin në Kosovë. Në votimin me postë, disa kandidatë të listës së LDK-së janë votuar po ashtu joproporcionalisht krahasuar me votimin në Kosovë. Të dy këto dukuri, kur analizohet komuna për komuna, duket qartë se nuk janë aspak të natyrshme. Ky fenomen ka krijuar pasiguri në gjithë procesin zgjedhor. Përtej kësaj, në rastin e LDK-së është lënduar kohezioni i brendshëm i strukturave të partisë, si dhe është cenuar besimi i votuesit tradicional të LDK-së dhe integriteti që ka pasur shtëpia jonë politike për 35 vite”, ka reaguar sot Hoti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë acaron Serbinë, do të kërkojë sqarime nga Tirana e Zagrebi

Aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë acaron Serbinë, do të kërkojë sqarime nga Tirana e Zagrebi

Lajme
Arrestohen katër persona për “Lëndim të rëndë trupor” në veri të Mitrovicës

Arrestohen katër persona për “Lëndim të rëndë trupor” në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Lajme
Deklarimi i djalit të Donald Trump për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Bolton: Ai nuk i përfaqëson politikat e SHBA-së

Deklarimi i djalit të Donald Trump për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Bolton: Ai nuk i përfaqëson politikat e SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori