LAJMI I FUNDIT:

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia sot nënshkruajnë marrëveshje në fushën e mbrojtjes – këto janë pikat kryesore të bashkëpunimit

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia sot nënshkruajnë marrëveshje në fushën e mbrojtjes – këto janë pikat kryesore të bashkëpunimit

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës sot ka bërë të ditur se në Tiranë do të nënshkruhet një marrëveshje trilaterale në fushën e mbrojtjes, ndërmjet Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë.

Në një përgjigje për Telegrafin, nga Ministria e Mbrojtjes kanë bërë të ditur se marrëveshja do të jetë e shtrirë në katër pika.

Forcimi i sigurisë në rajon - Ramadani propozon ndërtimin e Mbrojtjes së Mençur Ballkanike mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë
Lexo po ashtu Forcimi i sigurisë në rajon - Ramadani propozon ndërtimin e Mbrojtjes së Mençur Ballkanike mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

“Duke njohur marrëdhëniet e forta dhe të qëndrueshme midis Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Kosovës, të bazuara në vlera të përbashkëta, interesa strategjike dhe angazhime reciproke brenda kornizave të sigurisë rajonale dhe organizatave të tjera të sigurisë, do të nënshkruhet marrëveshja trilaterale ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, e shtrirë në katër pika kyçe”, thuhet në përgjigjen për Telegrafin.


Pikat kryesore do të jenë:  

Promovimi i bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe industrisë së mbrojtjes;

Rritja e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimit dhe ushtrimeve;

Kundërveprimi ndaj kërcënimeve hibride dhe forcimi i qëndrueshmërisë strategjike;

Ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin Euro-Atlantik dhe atë të mbrojtjes rajonale.

Tutje, thuhet se marrëveshja ka për qëllim angazhimin e përbashkët për t’u përgjigjur sfidave të sigurisë që po shfaqen, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera që mund të minojnë stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar dhe për të arritur objektivat e përbashkëta të mbrojtjes dhe sigurisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë acaron Serbinë, do të kërkojë sqarime nga Tirana e Zagrebi

Aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë acaron Serbinë, do të kërkojë sqarime nga Tirana e Zagrebi

Lajme
Arrestohen katër persona për “Lëndim të rëndë trupor” në veri të Mitrovicës

Arrestohen katër persona për “Lëndim të rëndë trupor” në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Lajme
Deklarimi i djalit të Donald Trump për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Bolton: Ai nuk i përfaqëson politikat e SHBA-së

Deklarimi i djalit të Donald Trump për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Bolton: Ai nuk i përfaqëson politikat e SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori