LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me xhaminë e ndërtuar me teknikën “pa gozhdë” në Turqi që qëndron në këmbë prej dy shekujsh

Njihuni me xhaminë e ndërtuar me teknikën “pa gozhdë” në Turqi që qëndron në këmbë prej dy shekujsh

Xhamia e ndërtuar duke përdorur teknikën “pa gozhdë” në qytezën Çaycuma në qytetin Zonguldak të Turqisë ka mbi 200 vjet që mirëpret besimtarët e saj.

Të dhënat zyrtare nuk tregojnë se kush e ndërtoi Xhaminë Qendrore të fshatit Akçahatipler, e cila është një nga shembujt më të bukur të arkitekturës së drurit.


Xhamia dykatëshe prej druri e cila ka mbijetuar me restaurime të ndryshme brenda saj, ka sfiduar kohën duke u shërbyer qytetarëve nga fshatrat përreth për mbi 200 vjet.

Kryeplaku i fshatit, Nizamettin Akkaya ka thënë për Anadoly Agency se historia e xhamisë daton që nga kohërat e vjetra.

Akkaya tha se objekti i faljes u ka shërbyer 25 fshatrave për shkak se në fshatrat përreth nuk kishte xhami shumë kohë më parë.

Ai theksoi se kati i dytë ishte ndërtuar sepse ishte e pamjaftueshme për xhematin e besimtarëve kur ajo ishte njëkatëshe.

“Ky vend adhurimi është ndërtuar duke përdorur teknikën ‘çantı’ ku drurët ndërlidhen me njëri-tjetrin pa përdorur gozhdë. Është një nga veprat më të njohura të Turqisë. Është vepër që duhet mbrojtur. Aktualisht përdoret në mënyrë aktive nga fshati ynë, mirëmbahet nga fshatarët tanë dhe është vepër historike ku ne vazhdimisht kryejmë adhurim”, ka thënë Akkaya.

Ai potencon se njerëzit që janë kuriozë për xhaminë, vijnë për të vizituar fshatin e tyre dhe se vendi i adhurimit hedh dritë mbi historinë duke qëndruar ende në këmbë.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e shembjes së çatisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad

Publikohen pamjet e shembjes së çatisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad

Serbia
ANKA-III, droni turk godet me sukses objektivin duke përdorur bomba LGK-82

ANKA-III, droni turk godet me sukses objektivin duke përdorur bomba LGK-82

Turqia
Rubio: Jemi më afër paqes në Ukrainë

Rubio: Jemi më afër paqes në Ukrainë

Botë
Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Amerika
Shkumë misterioze shfaqet në brigjet e Australisë, sëmurën 100 serfistë

Shkumë misterioze shfaqet në brigjet e Australisë, sëmurën 100 serfistë

Australia
Izraeli u konsultua me SHBA-në për sulmet në Gaza, thotë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

Izraeli u konsultua me SHBA-në për sulmet në Gaza, thotë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

Botë
Kalo në kategori